​Gjendja e rënduar me COVID-19, Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së

E publikuar: 24/03/2021 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i posa zgjedhur i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së.

Ministri Vitia pas takimit me drejtorin Valbon Krasniqi, nuk ka pranuar të flasë për media.

U tentua të merret një qëndrim të tij për gjendjen e rënduar me COVID-19, por ai shkurt duke ecur ka thënë se ishte një takim pune dhe se u njoftua për gjendjen sa i përket COVID-19.

“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai duke u larguar nga takimi.

17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me COVID-19.