​Djaloshi që kishte 5% shanse të mbijetonte tashmë kampion olimpik (Foto)

E publikuar: 11/08/2016 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chris Mears dhe Jack Laugher fituan të parën medalje të artë në zhytje në histori të Britanisë së Madhe
Megjithatë madhështia e kësaj arritjeje nuk qëndron këtu, por në fatin se vetëm 7 vite më parë Mears ishte shumë pranë vdekjes.

Shpretka e djaloshit kishte shpërthyer teksa ai zhytej në Australi, duke i dhënë atij vetëm 5% shanse për mbijetesë.

Mears iu nënshtua një operacioni delikat i cili përfundoi me sukses duke i shpëtuar kështu jetën djaloshit.

Ai qëndroi në Australi deri sa ishte i aftë fizikisht që të fluturonte mbrapsht në Angli. Mears morri lajmin e hidhur se ai nuk duhej ta ushtronte më sportin e zhytjes pasi rrezikonte jetën e tij.

Mirëpo askush nuk mund t’ia largonte pasionin e tij djaloshit.

Ai shumë shpejt iu rikthye zhytjes dhe së bashku me pertnerin e tij Jack Laugher ata patën një sërë suksesesh si kampionë të Evropës, kampionë të Commonwealth si dhe vendin e tretë në kampionatin botëror, para se ta kurorëzonin gjithçka me Medaljen e Artë Olimpike. /Express/
444