​Deputeti i Vetëvendosjes: Hoti ka shkuar në Uashington pa e ditur agjendën e takimit

E publikuar: 01/09/2020 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje nuk është bërë pishman që ka refuzuar të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington.

Enver Haliti deputet i kësaj partie ka thënë për Klan Kosovën se kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar në takimin e Uashingtonit pa e ditur agjendën e takimit.

Ai ka thënë se vetë zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri e ka konfirmuar para mediave se as vetë qeveria nuk e di agjendën e takimit dhe kjo është e frikshme.