​Bombë në oborrin e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

E publikuar: 14/12/2020 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bombë ka shpërthyer sonte rreth orës 20:00 në oborrin e policit me inicialet D.N. në Leposaviq, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se polici, shtëpia e të cilit u sulmua, është dëshmitar i mbrojtur në rastin e grupit më të madh të policëve të arrestuar në maj të vitit të kaluar.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses. /A. Damati/