Urrejtja ndaj Edi Ramës se ky i fundit nuk i qëndroi besnik marrveshjes së 18 Majit të arritur mes palësh u ka errësuar sytë dhe duan jo vetëm ta gjejnë në faj por edhe t’ja kundërvenë SHBA-ve. Ka tre ditë që rrjetet sociale janë pushtuar nga debati për votën shqiptare në OKB.
Opozita nuk sheh se populli nuk ka bukë të hajë, zgjohet e ngryset me barkun bosh por përfshihet në një debat që nuk preken aspak interesat kombëtare. E ndërsa opozita hesht për varrezat greke në zemër të Shqipërisë që synojnë të shndërojnë jugun e Shqiperisë në “Jeruzalemin helen” duke përçmuar jo vetëm historinë por të gjithë ata që ushtarët grekë i vranë nga Çamëria deri në Qafë Botë. Masakra ndaj çamëve nuk ka as më të voglin ndryshim nga gjenocidi hebre ndaj muslimanëve. Por sot çuditërisht PD dhe liderët e saj i ka zënë dashuria për Izraelin duke e kamufluar thelbin me argumentin qesharak se SHBA-të paskan çliruar Kosovën.
Për këtë arsye do doja ti përcillja disa fakte ish-Kryeministrit Berisha për këtë gabim dipolmatik dhe historik:
1- Prishtina është tokë shqiptare dhe s’ka asnjë ngjashmëri me Jeruzalemin që pretendojnë amerikanët. Prishtina është zemra e Shqipërisë dhe jo e Metohisë siç pretendonte Milosheviç.
2- Amerikanët nuk luftuan vetëm në Kosovë por ishin pjesë e një fronti për shpërbërjen e ish Federatës Jugosllave dhe hegjemonisë serbe në Ballkan si një vatër pro Moskës dhe Rusisë.
3- Amerikanët ishin së bashku me shtetet europiane të NATOs në Kosovë por që votuan kundër Jeruzalemit në OKB ashtu si Shqipëria
4- Amerikanët nuk mbështetën interesat shqiptare në Ballkan por parimin e vetëvendosjes në Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Bosje dhe Hercegovinë e së fundmi edhe në Kosovë.
5- SHBA bëri atë që nuk e bëmë ne shqiptarët e Shqipërisë as në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës dhe as në kohën e demokratve dhe qeverisjes Berisha. Ne i lamë ata nën pushtim serb dhe nuk levizem aspak ndërsa Amerika, Gjermania si dhe vende të tjera europiane erdhën luftuan për çlirimin e trevave shqiptare
6- Në OKB nuk diskutoheshin pretendime territoriale amerikane apo interesa të kombit amerikan por një premtim personal që Presidenti Trump po u kthente hebrenjve nga fushata elektorale presidenciale, pra Jeruzalemin kryeqytet për votën e tyre e para nje viti në SHBA.
7- Kosova dhe Shqipëria janë dy toka shqiptare dhe një komb unik dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri për t’u krahasuar me Izeraelin dhe Palestinën.
Për të gjitha këto arsye do ishte dinjitoze që Sali Berisha dhe demokratët të tërhiqeshin nga kjo betejë që ka ngjallur shqetësim tek miliona besimtar musliman shqiptar por dhe më gjerë, tek gjithë populli i cili është futur në zjarrin e një lufte që nuk i takon në mes Jeruzalemit.
Prishtina nuk është toka e premtuar por toka e bekuar nga Zoti për shqiptarët