Lideri i tabelës, Ballkani, ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 15-të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar të Hënën me fillim nga ora 13:00.
Bafdiu dhe Daku i dhanë epërsinë e dyfishtë vendasve, para se Arbëria të ngushtonte epërsinë përmes golit të realizuar nga Bahtiri.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Drenicës me rezultat minimal 0-1 ku golin e vetëm e realizoi Ramadani në minutën e 89 të ndeshjes.
Pas xhiros së 15-të, Ballkani mbetet lider me 35 pikë, i ndjekur nga Drita me 30 pikë në vendin e dytë.