Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se testet serologjike vazhdojnë të presin në terminalin doganor të Kosovës.
Ai ka akuzuar qeverinë për bllokimin e tyre, duke thënë se nuk arrin të kuptojë se pse janë ndaluar.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të qmf-ve të Komunes tonë.
Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar.
Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla/kp/