​ Sabri Fejzullahu tregon për bashkëshorten: Nga frika se mos ma merrnin, 'i vrava dashurinë'

E publikuar: 01/02/2018 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit Filozofik takova Nerushen time.

Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë i thashë ‘Ti do të bëhesh gruaja ime’ “ ka treguar Sabri Fejzullahu. Gjithashtu ai ka thënë se Nera këndonte jashtëzakonisht bukur dhe për këtë arsye nuk e kishte lejuar të vazhdonte profesionin si këngëtare, sepse kishte frikë mos ja merrte dikush.

“Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën ‘i vrava dashurinë!’ ” ka treguar këngëtari duke qeshur.