Një person është vetë-aksidentuar sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në rrugën e Sllatinës, aksident ky i cili nuk përfundoj me fatalitet.
Nga aksidenti i cili ndodhi në mesditë, që sipas Policisë së Kosovës, erdhi si pasojë e mos përputhjes së rrugëve nga ana e shoferit, ngasësi i veturës Opel Kadet, nuk mori lëndime trupore, veçse pati dëme të mëdha materiale.
Vetura, e cila u vetë-aksidentua, duket se u dëmtua në masë mjaftë të madhe, duke u futur kështu në oborrin e një shtëpie afër.
Policia e Kosovës me të marrë njoftimin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku tani edhe po mirret me rastin.
Në kohën kur ngasësi i Opel Kadet-it kishte devijuar rrugën për t’u futur kështu në oborrin një shtëpie , aty pranë kishte qenë edhe pronari i shtëpisë duke mbledhur bagëtitë e tij. Por, fatmirësisht nuk ishin lënduar.
Policia e Kosovës kishte marrë njoftim rreth orës 13:00 të së dielës dhe menjëherë kishin dalë me ekipet e tyre në terren.
Nga policët që dolën në vendin e ngjarjes, u vlerësua se aksidenti erdhi si pasojë e mos përshtatjes së rrugëve.
“Vetë-aksidenti ka ndodhë para 20-25 minutash. Është vetë-aksident, deri tek vetë-aksidenti ka ardhë mos përshtatja e kushteve, rrethanave të rrugëve”, tha njëri nga policët që ishte aty./kosovapress/