​Veliu: S’diskutuam për emrin e kandidatit për kryeministër, duhet të caktojmë kritere

E publikuar: 26/12/2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që ora 10:00 e mëngjesit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbledhur kryesinë e saj për të diskutuar për të diskutuar zhvillimet e fundit politike që u krijuan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti.

Në këtë mbledhje thuhet të mos jetë diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se në mbledhje e kryesisë është diskutuar vetëm për përgatitjet për zgjedhje. Ndërsa sa i përket emrit të kandidatit për kryeministër, Veliu thotë se duhet të diskutohet për kriteret.

“Përgatitje për zgjedhje…Jo ende. Jo ne jemi duke diskutuar për kriteret në radhë të parë do të caktojmë kritere edhe për kryeministër por edhe për kandidatë për deputetetë. Kriteret janë të njohura i kemi aplikuar edhe më në të kaluarën janë të njohura, nuk ka diçka shtesë”, tha ai.

Ndërsa anëtari i kryesisë, Ismet Beqiri ishte i shkurtër kur është pyetur rreth kandidatit për kryeministër. E gjitha që ai deklaroi për media shihte, se ka shumë emra të kandidatëve për kryeministër.

“Emra ka sa të duash”, tha shkurt Beqiri kur u pyet për emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.