Edhe një person i moshës 46 vjeçare ka humbur jetën nga Covid-19.
Viktima është nga Gjilani dhe e qon në 3 numrin e vdekjeve vetëm gjatë ditës së sotme në këtë komunë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari Lutfi Haziri, i cili i ka shpreh ngushëllime familjes.
Ndërsa në total kjo është viktima e 8 në këtë komunë nga fillimi i pandemisë.
“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Haziri.