Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga virusi Covid-19, në mënyrë që mos të ndodhë mbyllja e të gjithëve për shkak të pakujdesitë të një pjese të qytetarëve.
Institute thotë se ata kanë treguar qe nëntë muaj se mund ta mbajnë nën kontroll Covid-19, vetëm së bashku.
“Ne po punojmë për ju pa ndërprerë, andaj na ndihmoni pak që t’iu ndihmojmë shumë”, thuhet në reagimin e institutit.
Postimi i plotë i institutit:
TË DASHUR QYTETARË!
MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!
KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!
KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!
JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!
VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!
JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!
VENDOSNI MASKAT!
NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!
MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!
ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

















