Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit që nuk e gëzon të drejtën për lëvizje të lirë në Evropë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se janë mbushur dy vjet qëkur Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta për liberalizim të vizave, por një gjë e tillë nuk është përmbushur ende.
“U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është”, ka shkruar Tahiri./kp/