​Rama mbledh ministrat e kryebashkiakët: Auditim të 61 bashkive

E publikuar: 08/09/2015 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa herët në mëngjes në ambientet e Kryeministrisë ishte paralajmëruar një konferencë e përbashkët e dy ministrave Ahmetaj dhe Cani për aksionin e informalitetit, kryeministri Rama ka ndryshuar axhendë ndërsa ka thirrur një takim me ministrat e kabinetit të tij dhe me krerët e bashkive në vend.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndarja e kompetencave të reja të bashkive, dhe auditimi që do i bëhet secilës prej tyre. Për këtë të fundit Qeveria Shqiptare ka firmosur sot marrëveshjen për asistencën teknike për 61 bashkitë e reja, një projekt i financuar nga UNDP për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të bashkive, por dhe për të ndihmuar për të ndërtuar politika zhvillimi.

Edi Rama: Humbje kolosale në financa e asete kanë ndodhur gjithë këto vite

“Jam i bindur që ky proces do na japë një pasqyrë të plotë e të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh kolosale në financa e asete kanë ndodhur gjithë këto vite dhe sesi ne të përgatitemi që ti minimizojmë humbjet dhe maksimalizojmë të ardhurat e asetet e bashkive. Ne jemi të investuar për një reformë reale decentralizimi dhe për një fuqizimi real tà « qeverisjes së nivelit të dytë,”tha kryeministri Rama.

Duke nënvizuar seriozitetin e angazhimit të qeverisë për realizimin e një reforme reale decentralizimi dhe fuqizimi të qeverisjes së nivelit të dytë Rama nënvizoi se ky audit do të luftojë edhe korrupsionin.

Rama: Ky audit do të luftojë edhe korrupsionin

“Ky audit do të jetë një instrument i fuqishëm edhe për të luftuar korrupsionin e madh që trashëgojmë në nivelin e qeverisjes vendore, në dy aspekte; në aspektin e domosdoshmërisë për ndëshkim dhe në aspektin e domosdoshmërisë për modernizim, sepse korrupsioni është një alternativë e qeverisjes, dhe se korrupsioni është shumë më i shpejtë se sa qeverisja në ofrimin në rrugë të paligjshme të atyre që njerëzit i kërkojnë në rrugë të ligjshme,” tha Rama.

Ministri Çuçi publik on 7 kompetencat që do i kalojnë bashkive të reja :

1- Arsimi parashkollor. I gjithë personeli i kopshteve do të jetë në administrimin e bashkisë. Kjo do të shoqërohet me transferim të plotë të burimeve financiare që mbulojnë këtë administrim.

2-Mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale dhe një pjesë të rrugëve rajonale që janë pjesë e bashkisë tuaj. Gjithashtu do të shoqërohet dhe me fondin përkatës.

3-Shërbimi zjarrfikës tërësish si funksion të bashkive të reja. I gjithë rrjeti bashkë me kompetencat dhe detyrimet.

4- Fondi i ndihmës ekonomike. Fondi do decentralizohet me kusht që pjesë e këtij fondi që nuk shfrytëzohet si pjesë e rishikimit të listave dhe emrave fiktivë që ndodhet këtu. Kjo pjesë e parave që tepron të shkojë po për qëllime sociale brenda bashkisë tuaj.

5-Pyjet dhe kullotat me natyrë vendore. Parqet me karakter kombëtar do të jenë nën administrim të qeverisë

6-Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimit. Jemi në bisedimet e fundit

7-Bashkëkontrolli për personelin mjekësor në qendra shëndetësore.