Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar Fidan (Nuradin) Kelmendi, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Fidan (Nuradin) Kelmendi është i lindur me 08.03.1986 në Pejё dhe është i kërkuar për veprën penale “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.



















