Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është operuar sot në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Presidenca njofton se operacioni ka kaluar me sukses dhe Thaçi është në kujdesin e personelit mjekësor.
Në njoftimin e presidencës thuhet se Thaçi i është nënshtruar sot një intervenimi endourologjik.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.
Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në, thuhet në njoftim.