Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Major Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale.“Po jam në vendin e ngjarjes dhe mund të ju them se para gjysmë ore kemi identifikuar një veturë që është rrokullisur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, në një lartësi prej 100 metrave, ndërsa brenda automjetit është gjetur një kufomë”, tha Hajdini.Sipas vëllaut të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.“Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”.I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë.“Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokment të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”, ka thënë ai.Ndërkohë, që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti.“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.


















