Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili deklaroi se Kushtetuta e Kosovës mund të ndryshoj për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duke shtuar edhe se ajo nuk është Bibël.
Bosch thotë se është e paimangjinueshme se si një diplomat sikurse Lajçak, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të BE-së i ka kërkuar Kosovës të ndryshoj kushtetutën për ta bërë të mundur Asociacionin.
Bosch ka cituar edhe ish-kryenegociatoren Edita Tahiri e cila ka thënë se “pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë kushtetutën e vet”. Për çka është pajtuar edhe ish-ambasadori Bosch.
“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçak në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të BE-së i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur ASM-në. Siç tha Edita Tahiri me të drejtë, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën pasi në aneksin e 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, është ende valide. Shoh që Lajcak ka ende për të bërë detyrat e shtëpisë”, ka shkruar Bosch.