​Bie në renditje Kosova, si vend për të bërë biznes

E publikuar: 27/10/2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes, “Doing Bussines 2016” ku Kosova është në pozitën 66.

Kosova në këtë vit është në pozitën e 66’të sa i përket ambientit të të bërit biznes. Ky është rezultati që del në raportin më të ri të Bankës Botërore, “Doing Bussines 2016”.

Banka Botërore, bën vlerësimin e 10 indikatorëve në kuadër të raportit.

Indikatori më i rëndësishëm për vlerësimin e gjendjes në një shtet, e bën kryesisht duke iu referuar të dhënave nga Ministritë përkatëshe, në rastin tonë, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Agjencive për fillimin e bizneseve.

Ndryshe, këtë vit Kosova ka shënuar rënie, derisa në kohën e qeverisjes së MTI’së nga ish-ministrja Mimoza Kusari-Lila, Kosova ishte në pozitën 64.

Raporti i plotë në Doing Bussines.org.