Çfarë po i kontribuon ndikimit rus në Kosovë? (Video)

E publikuar: 08/11/2015 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballkani Perëndimor, me shumicën e shteteve që synojnë integrimin për në Bashkimin Evropian, mbetet një zonë e veçantë interesi për Rusinë.

Dhe interesimin për të shtrirë influencën dhe për të penguar integrimin e tregon në shembuj Krenar Shala, në hulumtimin e tij “Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe konteksti gjeopolitik”, raporton KTV.

Protestat e opozitës së fundmi në Malin e Zi dhe përkrahja që Moska zyrtare i ka dhënë qeverisë aktuale në Maqedoni, janë dy nga situatat që, sipas Shalës, pavarësisht tensioneve, krijojnë kushte për rritjen e ndikimit rus.

Gjithashtu edhe shteti i Kosovës, me situatën e fundit, pas marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mund t’i hapë një derë partnerit të shtetit serb, Rusisë, për ushtrim ndikimi.

Krejt këto zhvillime, sipas Shalës, mund të prekin edhe Forcat e Armatosura të Kosovës, duke e ndarë në dy pjesë.

Në hulumtimin “Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe konteksti gjeopolitik” janë dhënë edhe një sërë rekomandimesh, si për rritjen e presionit diplomatik që të evitohet ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës përmes Asociacionit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu rekomandohet edhe rritja e investimeve në projekte energjetike dhe ato infrastrukturore, që të lehtësohet procesi i përmbushjes së standardeve për anëtarësim në BE.

Kronika e plotë e KTV’së.