I lodhur nga shkallët e shumta deri në shtëpinë e tij të drunjtë, Ethan Schlussler krijoi një ashensor që punon me biçikletë. Amerikani nga Idaho kështu është bërë i famshëm me një ide po aq sa praktike, aq edhe interesante.
“Isha lodhur duke ngjitur shkallët disa herë në ditë, kështu unë e bëra këtë ashensor me biçikletë, për ta zgjidhur këtë problem”, u shpreh ai.
Që kur ka krijuar atë, ai ndjehet shumë më mirë dhe e kryen rrugën e përditshme më lehtë. Ai shton se ndoshta nuk është shumë sigurt, mirëpo kujton që siguri nuk ka as në ecjet në rrugë. /kp/Telegrafi/