Përcillet në banesën e fundit ish-futbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare Gëzim Kasmi, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjecare pas një sëmundjeje të gjatë. Homazhet në nderim të kësaj figurë të shquar të futbollit shqiptar u zhvilluan në ambientet e klubit badheblu, ku famljarë, miq dhe njerëz të komunitetit të futbollit u përkulën para këtij emri të të madh të familjes bardheblu.
Gësim Kasmi e zhvilloi karrierën e tij te Tirana nga viti 1960 deri më në 1972-shin, ndërsa për nëntë vite radhazi është ka veshur fanellën e kombëtares. Me Tiranën është shpalur 4 herë kampion i vendit si dhe ka fituar një herë Kupën e Shqiërisë./ss/