Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

02.08.2019 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti partiak për të shkuar në zgjedhje ishte i dijshëm – qysh nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Krasniqi për Klan Kosovën ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme dhe se vendimet rreth këtyre çështjeve në këtë subjekt i merr lideri i saj Kadri Veseli, dhe jo dikush tjetër.

”Është e qartë nga deklarimet e partive politike parlamentare dhe joparlamenteare, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i qartë. Prandaj [Kadri] Veseli ka ftuar në mbledhje të hënën për tu konsultuar me grupet parlamentare për hapat që duhet ndërmarrë për të caktuar një seancë për të shpërndarë këtë legjilacion”.

”[Kadri] Veseli menjëherë pas dorëheqjes së [Ramush] Haradianjt, ka deklaruar se zgjedhjet nuk kanë alternativë. Duhet të kthehemi tek qytetarët për të formuar një qeveri të re. Një qeveri e cila mbi supet e veta do të marrë përgjegjësi për të çuar proceset përpara, por edhe temat që s’kanë pasur mundësi të dërgohen nga kjo qeveri”.

Krasniqi për ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme.

”Është e domosdoshme që të ketë një vendim qytetarë për qeverinë. Që nga momenti i parë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë që duhet të shkojmë në zgjedhje dhe që kjo të ndodhë sa më herët”.

”Është e kuptueshme letra e presidentit Hashim Thaçi drejtuar [Kadri] Veselit, për të mos humbur kohë, Kadri Veseli i ktheu përgjigjie, duke thënë se ”s’kemi mandatar sepse është për ne e rëndësishme të shkojmë në shpërndarje të Kuvendit të Kosovës”.

Memli Krasniqi më tej ka folur edhe për pretendimet se Hashim Thaçi edhe pas zgjedhjes President i Kosovës, ka ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, që dikur vet e drejtonte, njofton Klan Kosova.

”Këto janë spekulime dashakeqe që i bëjnë oponentët politik. Presidenti Thaçi që nga dita që është president nuk ka asnjë relacion ndikues me PDK-në. Qëndrimet e PDK-së janë qëndrime që merr lidershipi i PDK-së dhe vendime nga Kadri Veseli, e këto qëndrime për të shkuar në zgjedhje sa më parë janë dhënë qysh kur Kadri Veseli është kthyer nga Washingtoni. Ata që janë të habitur nga ky qëndrim janë të frikësuar nga zgjedhjet”, ka përfunduar ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

Krasniqi: Zgjedhjet s’kanë alternativë, në PDK vendimet i merr Kadri Veseli

Këto janë akuzat e mediave serbe, për të cilat reagoi Haradinaj

Këto janë akuzat e mediave serbe, për të cilat reagoi Haradinaj

Limaj thotë se Nisma është gati për zgjedhje

Limaj thotë se Nisma është gati për zgjedhje

Kosova fiton një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta në Olimpiadën Matematike

Kosova fiton një medalje të argjendtë dhe dy të bronzta në Olimpiadën Matematike

Shpërbërja e Kuvendit, AAK i përgjigjet ftesës së Veselit

Shpërbërja e Kuvendit, AAK i përgjigjet ftesës së Veselit

Palmer: Krijimi i qeverisë, sfida e tanishme për Kosovën

Palmer: Krijimi i qeverisë, sfida e tanishme për Kosovën

ATK shënon rritjen në trendin e të hyrave

ATK shënon rritjen në trendin e të hyrave

Daçiq takon diplomatët serbë, iu flet për Kosovën

Daçiq takon diplomatët serbë, iu flet për Kosovën

100 infermierë të profileve të ndryshme fillojnë punën në QKUK

100 infermierë të profileve të ndryshme fillojnë punën në QKUK

“S’ka marrëveshje për emra të përveçëm”, Isa Mustafa merr “goditje” edhe nga Lutfi Haziri

“S’ka marrëveshje për emra të përveçëm”, Isa Mustafa merr “goditje” edhe nga Lutfi Haziri

VV: Nuk janë realizuar të gjitha elementet e transformimit të FSK-së në ushtri

VV: Nuk janë realizuar të gjitha elementet e transformimit të FSK-së në ushtri

Ministria e Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Ministria e Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Ngritet aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksident me fatalitet

Ngritet aktakuzë ndaj personit që shkaktoi aksident me fatalitet

Ndodh e pritshmja: LDK pikë e pesë në zgjedhje, Veliu kundër Mustafës

Ndodh e pritshmja: LDK pikë e pesë në zgjedhje, Veliu kundër Mustafës

Haradinaj ia atribuon të gjitha sukseset vetvetes, ende e përmend liberalizimin e vizave

Haradinaj ia atribuon të gjitha sukseset vetvetes, ende e përmend liberalizimin e vizave

Tahiri: Kthimi i qytetarëve nga Siria e bëri Kosovën referencë globale kundër terrorizmit

Tahiri: Kthimi i qytetarëve nga Siria e bëri Kosovën referencë globale kundër terrorizmit