Viola Spiro, golin e fundit e ha nga Bekim Balaj

20.07.2015 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Viola Spiro, golin e fundit e ha nga Bekim Balaj

Vetëm pak muaj më parë, gazeta “Panorama” ka publikuar një foto të futbollistit të Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, me prezantuesen e “Supersport”, Viola Spiro.

Sulmuesi dhe biondina janë fotografuar në një nga “pub”-et e kryeqytetit, nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Fotoja shkaktoi dyshime te fansat, të cilët aludonin për një lidhje mes tyre, por që vetë bukuroshja e mohoi. Aq mjaftoi për të mbyllur atë histori aludimesh, por vetëm për pak kohë, pasi detajet janë ato që na bëjnë të rikthejmë vëmendjen dhe njëherë te ky “çift”.

Nuk e dimë nëse është rastësi apo diçka më shumë… por, siç thotë populli, “rastësitë e shumta ndjellin diçka”. Teksa po vështronim me kujdes profilet e të dyve në “Instagram”, veçuam disa detaje interesante që vlejnë t’i citojmë.

Së pari, Viola duket tejet bukur brenda një “Mini Cooper”, që çuditërisht është kaq i ngjashëm me atë që ka dhe Bekimi. (Mund të shikoni fotot).

Së dyti, korçarja është një aktiviste e rregullt në “Instagram”, ku nuk heziton të postojë foto nga pushimet, për t’i ndarë kështu me miqtë dhe fansat e saj, me anë të të cilave vëmë re se dhe ajo po ashtu si shkodrani kanë kaluar pushimet në të njëjtin vend, në Shën Stefan.

Së treti, asnjëri prej tyre nuk e shfaq vendndodhjen me anë të fotove, siç bëjnë shumë prej personazheve të botës së spektaklit. Përkundrazi, fotot veç e veç, që nuk demonstrojnë asnjëherë personin që i ka fotografuar, e pasurojnë akoma dhe më shumë “pistën” e dyshimit. Edhe pse janë përpjekur me kujdes të mos lënë “shenja”, i kanë harruar disa detaje, të cilat ne ua pasqyruam kronologjikisht nga kërkimi i bërë në lidhje me këtë rast.

Tani, për të mos u rënë në qafë, ua lëmë në dorë atyre të na rrëfejnë të kundërtën. Përndryshe, ne thjesht po spekulojmë, bazuar në detajet që ata na kanë ofruar. Se sa e vërtetë është, mbetet për të na e treguar ata. Megjithatë, një biond me një biondinë seksi në syrin e fansave duken mrekullisht mirë. Për ta mbyllur, kujtojmë rastin e portierit Iker Kasijas me gazetaren spanjolle Sara Karbonero, të cilët janë një shembull interesant në botën e futbollit dhe që siç duket ka tërhequr të tjerë.viola-blaj-70

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)