Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se është ndalur propozimi për vendosjen e një tarife ditore prej 2 eurosh për automjetet që hyjnë në kryeqytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla ka thënë se asnjë automjet nga qytetet e tjera të Kosovës nuk do të paguajë tarifë për hyrje në Prishtinë.
“Arritëm ta ndalim tarifën ditore prej 2 euro, të propozuar nga Kryetari i Prishtinës. Asnjë veturë, nga asnjë qytet i Kosovës, nuk do të paguajë tarifë për hyrje në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka folur edhe për tarifën e propozuar për kamionët mbi 3.5 tonë.
Sipas Sveçlës, në rast se kjo tarifë aktivizohet në të ardhmen, vendimi nuk do të jetë në kompetencë vetëm të kryetarit të Prishtinës, por do të merret nga Kuvendi i Kryeqytetit.
“Edhe për kamionët mbi 3.5 tonë, aktivizimi i tarifës – kurdo që të implementohet – nuk do të jetë vendim i Kryetarit, siç ishte paraparë, por do të bëhet me vendim të Kuvendit të Kryeqytetit”, ka deklaruar ai.
Në fund të postimit, Sveçla ka shkruar: “VETËVENDOSJE! – për Prishtinën.


























