Shpiket revolja “e printuar” që qëllon disa herë (Foto)

29.11.2015 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shpiket revolja “e printuar” që qëllon disa herë (Foto)

Në përpjekje për të revolucionarizuar teknologjinë e prodhimit të armëve dhe atë 3D, një projektues i ri ka bërë realitet revolverin e parë që mund të qëllojë disa herë, ndërsa ekspertët janë skeptikë për çështje sigurie.

Keni menduar për një botë ku çdokush mund të printojë gjithçka vetëm me anë të një mekanizmi që mund të kushtojë disa mijëra dollarë? Prej disa vitesh, projektues të ndryshëm po përpiqen të bëjnë të disponueshme për këdo dizajno armësh që çdo përdorues të mund t’i bëjë të vetat.

Një student i inxhinierisë mekanike ka projektuar një revolver funksional të printuar sipas metodës 3D dhe pretendon se është i pari i llojit të vet në botë.

teknologji-printimi-3D-2-200x200

Revolveri quhet PM522 dhe mund të qëllojë tetë plumba teksa rimbushet dhe është printuar duke përdorur një printer 3D që mund ta ketë çdo person.

“Washbear” është bërë pothuajse plotësisht nga materiale të printuara 3D, duke përdorur plastikë ose najlon, por ka edhe pjesë metali në përpjekje për të qenë në sinkron me rregullat për armët.

Krijuesi i revolverit, James Patrick, ka punuar për projektin për muaj dhe çka e bën këtë model të suksesshëm, është thjeshtësia.

Një koncept i ngjashëm, i quajtur “Liberator” nga Cody Wilson, doli në titujt e lajmeve dy vite më parë si pistoleta e parë e printuar 3D, por ishte në gjendje të qëllonte vetëm një herë për mbushje.

Arma e Patrick ka një cilindër që mund të hiqet dhe ka qëndrueshmëri falë një kunji që i lejon përdoruesit të zgjedhë midis mbajtjes së gjashtë ose tetë plumbave.

Arma është vlerësuar për thjeshtësinë e saj dhe për sigurinë që ofron mekanizmi i cilindrit, i cili zhvendoset nga qendra sa herë që këmbëza e armës kthehet në vend për të parandaluar të shtënat aksidentale.

Tani që është krijuar një prototip funksional, Patrick ka vendosur të publikojë projektin që do ta bëjë mënyrën e ndërtimit të armës, të gatshme për shkarkim nga të gjithë të interesuarit.

Të vetmet pjesë metalike të armës janë gjilpëra që mundëson të shtënën dhe shufra e çelikut, që, përveç tyre, është i përbërë i gjithi nga material i printuar.

Koha do të tregojë nëse këto pjesë metali që mund të gjurmohen, do të jenë të mjaftueshme që arma të konsiderohet e ligjshme nga autoritetet ose nëse projekti do të eliminohet nga interneti, siç u bë me armën e mëparshme “Librerator” në vitin 2013.

Por jo të gjithë bien dakord me faktin se çdokush mund të printojë një armë përmes një printeri 3D. Duke qenë se disa projekte armësh për printim 3D janë tashmë falas në internet, armë të cilat mund të vrasin dhe të imitojnë me saktësi armët e vërteta, shumë njerëz kanë shprehur skepticizëm.

Një pjesë e mirë e armëve përbëhen nga plastika dhe nuk kanë trup metalik që t’i bëjë ato të gjurmueshme nga detektorët e metalit, gjë që do të thotë se njerëzit mund t’i transportojnë lirshëm.

Në vitin 2013, shumë opinionistë shprehën rrezikun madhor të sigurisë që i vinte të gjithë botës nga një armë që mund të jetë lehtësisht e printueshme 3D.

Po në të njëjtin vit, dy gazetarë bënë një eksperiment. Ata ndërtuan një armë përmes teknologjisë 3D, që ishte në gjendje të qëllonte, me një projekt që e gjetën në internet dhe më pas e futën atë në një tren Eurostar.

Gazetarët kaluan plotësisht të padetektuar nga siguria strikte e aeroportit dhe çuan një armë nga Londra në Paris mes qindra udhëtarëve të tjerë.

Pistoleta ishte në gjendje të qëllonte një plumb të vetëm, por vdekjeprurës të kalibrit 0.38 dhe u prodhua brenda 36 orëve, duke përdorur një makineri 2000-dollarëshe për të printuar përbërësit e armës.

Dhe për shkak se të gjitha pjesët janë plastike, siguria në tren që detekton metalet, nuk kapi asnjë rrezik përgjatë gjithë udhëtimit. Në mënyrë që të konsiderohen të ligjshme, armët duhet të përmbajnë pjesë metali që mund të gjurmohen.

Burimi: Daily Mail

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

13 sulme të tmerrshme të qeneve të kapura nga kamerat në kohë reale (VIDEO 18+)

13 sulme të tmerrshme të qeneve të kapura nga kamerat në kohë reale (VIDEO 18+)

Vajzat masakrojnë djalin në Elbasan, reagon policia: Ja e vërteta (VIDEO)

Vajzat masakrojnë djalin në Elbasan, reagon policia: Ja e vërteta (VIDEO)

Fiton 1,000 euro në llotari, pas dy javësh nuk u beson syve

Fiton 1,000 euro në llotari, pas dy javësh nuk u beson syve

E ngacmonin në shkollë, vetëvritet 9 vjeçari

E ngacmonin në shkollë, vetëvritet 9 vjeçari

Kap gruan në hotel me dashnorin, burri bën atë që do bënte çdokush tjetër… (Video+18)

Kap gruan në hotel me dashnorin, burri bën atë që do bënte çdokush tjetër… (Video+18)

E tradhtova burrin tek…. (Histori seksi +16)

E tradhtova burrin tek…. (Histori seksi +16)

Kamioni del nga udha si n’filma, shoferi i pshton vdekjes! (Foto)

Kamioni del nga udha si n’filma, shoferi i pshton vdekjes! (Foto)

Ndryshimi dramatik i ngjyrës së lumit Daldykan (Foto)

Ndryshimi dramatik i ngjyrës së lumit Daldykan (Foto)

Ky shtet ofron pozitë pune me rrogë prej 400 mijë dollarë, por askush nuk aplikon, arsyeja do ju lë pa fjalë pamjee

Ky shtet ofron pozitë pune me rrogë prej 400 mijë dollarë, por askush nuk aplikon, arsyeja do ju lë pa fjalë pamjee

Gruaja ther burrin pasi ai gjatë seksit i thotë se e ka tradhtuar (FOTO)

Gruaja ther burrin pasi ai gjatë seksit i thotë se e ka tradhtuar (FOTO)

Seks në xhami: Imami “kapet mat” me një grua të huaj! (Video)

Seks në xhami: Imami “kapet mat” me një grua të huaj! (Video)

19 lopë ngordhën në të njëjtin sekondë, zbulohet se çka i vrau (Foto)

19 lopë ngordhën në të njëjtin sekondë, zbulohet se çka i vrau (Foto)

Kafshë e insekte të çuditshme e plot ngjyra… (Foto)

Kafshë e insekte të çuditshme e plot ngjyra… (Foto)

Skandal seksual: Profesori “qejfli” kapet me nxënësen (Video)

Skandal seksual: Profesori “qejfli” kapet me nxënësen (Video)

Historia e trishtë e dy binjakëve

Historia e trishtë e dy binjakëve