Prostitucioni VIP në Tiranë: Ja cilat nga femrat e televizioneve shqiptare shkon me lek

04.05.2015 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prostitucioni VIP në Tiranë: Ja cilat nga femrat e televizioneve shqiptare shkon me lek

Nga prostituta në shoqëruese. Ky është trendi më i ri që vihet re në rrjetin e trafikimit të vajzave për qëllime prostitucioni.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, një nga specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme (emrin e të cilit nuk mund ta japim, pasi ai ka marrë pjesë në shumë operacione të infiltruara të kryera nga Policia e Tiranës) sqaron se së fundmi po vihet re trendi se klientët dhurojnë telefona, bizhu, por edhe makina për ndonjë femër VIP që ushtron prostitucion, pa përjashtuar këtu edhe studentet, që, për të përfunduar studimet e tyre kthehen në “prostituta”.

“Ka raste kur femra me nivel më të lartë intelektual apo ekonomik ose VIP, punojnë thjesht me kontakt telefonik, d.m.th., në rastet kur ato nevojiten, kontaktohen nga klientët”, sqaron specialisti.

Veç kësaj, ai shprehet se brenda një viti në Tiranë shfrytëzohen 20-25 vajza për qëllime prostitucioni, ku 90 për qind e tyre janë koshiente për përfitimet që marrin nga kjo rrugë dhe vetëm 10 për qind e tyre shfrytëzohen.

Specialisti rrëfen për “GSH”, se një tjetër fenomen që vihet re është edhe përdorimi i lokaleve apo hoteleve për prostitucion, ku në shumë raste janë recepsionistët e hoteleve ata që shërbejnë si ndërmjetësues midis klientëve dhe vajzave.
“Femrat që kanë filluar aktivitetin në Shqipëri dhe me justifikimin e udhëtimit për turizëm kryejnë aktivitetin e prostitucionit gjatë periudhës tremujore që u lejohet në vendet e Bashkimit Evropian”, – pohon specialisti.prostitutat_1qsa

Kohët e fundit, në kryeqytet shumë hotele kanë filluar të shfrytëzohenpër qëllime prostitucioni; a kemi të bëjmë në këtë rast me fillimin e një fenomeni apo trendi të ri?

Nga evidentimi i veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, që ka në ndjekje Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.P.Q. Tiranë, kjo vepër penale, në një nga rrethanat që përfshihen gjatë kryerjes, është dhe vendi.

Si rrjedhojë, vendi më i shpejtë që përzgjidhet në të tilla raste janë hotelet, ku subjektet e prostitucionit konsumojnë veprën e tyre.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival