PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

13.09.2026 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron Kuvendin e Republikës së Kosovës të pakonstituuar dhe Qeverinë e votuar sot jokushtetutese.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri dhe deputeti Përparim Gruda, në një konferencë për media, kanë paralajmëruar se PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me të gjitha shkeljet që janë bërë në vazhdimësi nga Lëvizja Vetëvendosje pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Tahiri u shpreh se Kurti ka luajtur gjatë gjithë kësaj kohe me institucionet, e ka shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Procedimet e sotme dhe konstatimet e tyre se Kuvendi është konstituuar janë përtej afatave kushtetuese dhe gjithçka që del nga ky Kuvend, ne do ta dërgojmë për shqyrtim të ligjshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Kosova duhet të funksionojë sipas rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që tenton ta krijojë Kurti për interesat e tij politike. Ekspertët e PDK-së tashmë janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi”, shtoi ai.

Sipas PDK-së, Kurti dhe LVV  kanë shkelur afatet kushtetuese për interesa të ngushta politike dhe ka tentuar të luajë edhe me figura politike të subjekteve opozitare.

“Si Parti Demokratike e Kosovës, qëndrimin tonë e kemi bërë publik edhe në seancën e disa ditëve më parë, ku nuk u votua nënkryetarja e PDK-së”, theksoi Tahiri.

Ndërsa, deputeti Përparim Gruda tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i shkelë afatet kushtetuese dhe pastaj PDK-së t’ia marrë një të drejtë kushtetuese. 

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në rastet KO124/25, KO193/25 dhe KO196/25, si dhe KO265/25, kanë përcaktuar qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij. Në këtë rast, Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Keqinterpretimi që po i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pjesës që përcakton pasojat juridike të mosushtrimit të së drejtës për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, nuk mund të zbatohet në rastin e PDK-së”, tha ai.

Gruda listoi tri argumente lidhur me shkeljet që do t’i adresojë PDK-ja në Kushtetuese:

E para, PDK-ja nuk ka refuzuar ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit. Përkundrazi, në letrën zyrtare që kemi dërguar kemi sqaruar shprehimisht se nuk heqim dorë nga e drejta jonë për të propozuar, por përmbahemi përkohësisht nga ushtrimi i saj, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë rrethanat kushtetuese të krijuara rreth konstituimit të Kuvendit.  Ka dallim thelbësor ndërmjet heqjes dorë nga një e drejtë kushtetuese dhe pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të saj për shkak të një kontesti kushtetues që kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Pastaj, vetë Lëvizja Vetëvendosje vendosi si afat politik datën 6 shtator. Asnjëri prej këtyre afateve nuk u respektua. Përkundër kësaj, ne kemi marrë pjesë edhe në dy seanca të thirrura jashtë këtyre afateve, duke treguar vullnet që Kuvendi të konstituohej. Në të dyja rastet, në vend të konstituimit të Kuvendit, pati vetëm manovra procedurale dhe lojëra absurde politike të Vetëvendosjes, të cilat e pamundësuan përfundimin e procesit. Nuk mund të funksionojë rendi kushtetues sipas standardit që njëra palë i shkel të gjitha afatet, thërret seanca kur dëshiron vetë, nuk e përfundon konstituimin kur ne marrim pjesë dhe, në fund, thërret një seancë tjetër jashtë çdo afati dhe deklaron se Kuvendi qenka konstituuar pa ne.

E treta, një interpretim i tillë do të krijonte një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm kushtetues: pala që ka shkaktuar dhe vazhduar shkeljen e afateve kushtetuese do të përfitonte juridikisht pikërisht nga shkelja e vet. Në vend që shkelja të prodhonte përgjegjësi kushtetuese, ajo do të përdorej si bazë për t’ia mohuar një subjekti tjetër parlamentar një të drejtë që ia garanton vetë Kushtetuta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund