Ngjyrat e ndritshme dhe nuancat e detit “trendy” për këtë verë

19.04.2015 02:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ngjyrat e ndritshme dhe nuancat e detit “trendy” për këtë verë

Nga pasarelat e modës e deri tek shetitoret, ngjyrat e ndritshme dhe nuancat e detit janë në modë këtë verë.

Nëse ju dëshironi të jeni të përkryer me zgjedhjen e veshjes suaj për shetitje të gjata gjatë netëve të verës, apo preferoni të ndjeheni të qetë, mos harroni të theksoni pamjen tuaj me njërën nga ngjyrat “trendy” për këtë verë.

7 ngjyrat “trendy” për këtë verë
Ngjyra e zezë

Gjithmonë elegante dhe moderne, e zeza është ngjyrë e sofistikuar e cila mund të vishet gjatë gjithë vitit. Jepni nuancë kësaj ngjyre për ta thyer monotoninë me anë të bizhuterive ngjyrë ari, ndonjë çantë interesante ose ndonjë kombinim të veshjes me dantelë.

Ngjyra e kaltërt

Bëhuni të guximshëm dhe nxjerrni në pah bukurinë tuaj përmes ngjyrës së kaltërt. Nëse vendosni për ngjyrë “blu elektrike” apo e kaltërt e zjarrtë, është më mirë nëse e praktikoni në formën e ndonjë çante, këpuce apo hijëzimit të syve. Kjo nuancë është e përkryer për lëkurë të nxirë.

Ngjyra koralore

Ngjyra korale është vërtetë një ngjyrë vere, dhe cilëndo nuancë të zgjedhni, atë pastel apo variantin më të ndezur, nuk do të gaboheni. Fustanet me ngjyrë korale apo edhe këmishat me këtë ngjyrë nxjerrin në pah lëkurën tuaj të nxirë si dhe buzëkuqi me këtë nuancë i jep një freski të caktuar fytyrës suaj. Poashtu, çdo vit, manikyri i thonjve në këtë ngjyrë është pjesë thelbësore gajtë verës.

Ngjyra tirkuiz

Tregohuni unike duke përdorur kombinim të veshjeve me ngjyrën shumë të popullarizuar tirkuize. Kjo është ngjyra e duhur për t’i kombinuar sandalet apo çantën me kombinimin e rrobave me ngjyrë të bardhë. Gjtihashtu, veshja e fustaneve me këtë ngjyrë, sjell freski në ditët dhe netët e nxehta të verës.

Ngjyra e argjendtë

Nuancat metalike me të vërtetë janë hit këtë verë, miëpo ngjyra e argjendtë definitivisht është në maje të trendit. Nëse juve ju duket paksa e ngarkuar të vishni një fustan apo fund plotësisht të argjendtë, atëherë mund të shfrytëzoni aksesorët me këtë nuancë si ndonjë rryp, bizhuteri, këpucë, çantë dhe sigurisht që do të dukeni shumë me stil.

Ngjyra rozë

Me temperaturat e nxehta të verës, shkon edhe kombinimi i ndezur i ngjyrës rozë (hot pink). Joshëse, femërore dhe me stil, kjo nuancë përshtatet shumë gjatë ahengjeve apo turmave me njerëz. Fustanet dhe pantallonat e shkurtra me këtë ngjyrë, janë perfekte gjatë shetitjeve në mbrëmje, ndërsa bikinet me këtë ngjyrë sigurisht që do t’ju emërojnë si mbretëresha e plazhit.

Ngjyra e bardhë

Nëse nuk doni që të mundoheni shumë në përzgjedhje, dhe në të njejtën kohë të dukeni moderne dhe elegante, zgjedhni ngjyrën e bardhë. Kombinimi i ndonjë fustani me ngjyrë të bardhë, me ndonjë detaj të dantelës duke e kombinuar me manikyrin e thonjve me këtë nuancë si dhe me ndonjë xhaketë xhinse, është ideale për ato ditë kur doni të ndiheni të relaksuar dhe këndshëm në temperaturat e nxehta.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vila në Havana ku pushoi Obama, shtëpi e shqiptarëve (Foto)

Mbipesha dobëson kujtesën

Ja pse bëhemi alergjikë papritmas

Studimi/ Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën

Lapsi qetëson dhimbjet e kokës

Pse femrat duhet të flenë të zhveshura

Modelja sllovene mund të bëhet Zonja e Parë në SHBA

Jeta e shfrenuar e fëmijëve të miliarderëve rusë / FOTO

Keni ftohtë gjatë gjithë kohës? Kjo mund të jetë arsyeja

Të rregullosh shtratin në mëngjes, është e dëmshme për shëndetin

Si të mposhtni ankthin me mënyra natyrale!

Parandalojeni prishjen e dhëmbëve, duke i larë me këtë përbërës

Ja arsyeja pse ju keni aq shumë jashtëqitje gjatë menstruacioneve

Këto pesë shenja do t’ju bëjnë ta lini alkoolin

Shokuese/ Ja si e shkatërron iPad-i trurin e fëmijëve

Vajzat që flejnë shumë ditën janë më të etura për seks