Lajmet

Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

12.09.2026 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në Prishtinë, në marshin që po mbahet në kryeqytet, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ata si çlirimtarë dhe njerëz që kanë kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Selver Lenjoni nga brezi kufitar i Komunës së Kamenicës, tha se ka ardhur në Prishtinë për të mbështetur, siç u shpreh, çlirimtarët.

“Vij për këtë protestë paqësore për t’i mbrojtur çlirimtarët sepse padrejtësisht i mbajnë në Tribunalin e Hagës. Këta çlirimtarë, në krye me presidentin Hashim Thaçin, njeri që ia kanë ndërprerë mandatin e presidentit, mirëpo ai stoik si burrat shkojnë në Tribunalin e Hagës për ta mbrojtur pavarësinë, për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbrojtur popullin e vet. Pragun, oxhakun e luftës edhe në paqe do t’i mbrojnë”, tha Lenjoni.

Ai tha se, pavarësisht zhvillimeve në Hagë, qytetarët nuk do të heqin dorë nga mbështetja për ish-krerët e UÇK-së.

“Mirëpo, megjithatë, populli nuk do të lëshojë pe. Këta, Ushtria Çlirimtare ka zhvilluar luftë, ka mbrojtur pragun, shtëpitë tona, familjarët tanë dhe krejt… Në asnjë mënyrë ajo nuk e ka cenuar Serbinë, as nuk e ka penguar. Nuk kanë shkuar këta në Serbi të luftojnë, po për ta mbrojtur pragun e shtëpisë”, deklaroi ai.

Lenjoni foli edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e krahasuar atë me figura të rëndësishme historike shqiptare.

“Në asnjë mënyrë, sepse presidenti Hashim Thaçi është lider shumë i lartë, lider që radhitet në radhët e Skënderbeut, Ismail Qemalit, dhe ky burrë shpalli pavarësinë e shtetit që ne sot e gëzojmë. Mori pjesë edhe në luftë, edhe në të gjitha. Mirëpo, shpresoj që kësaj here liria e tyre është e pashmangshme”, tha Lenjoni.

Ai uroi që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt në Kosovë.

“Urojmë që sa më shpejt t’i kthehen këta ushtarë çlirimtarë, t’i kthehen familjarëve, t’i kthehen shtetit, popullit, qytetarëve. Mirëpo, megjithatë, dihet që këta e mbrojnë dhe populli i ka borxh këtyre liderëve këtu, sepse Ushtria Çlirimtare ta ka dhënë djersën, mundin, gjakun, jetën dhe sot qëndrojnë stoikisht. Qoftë lehtë dhe i Kosovës ato heroj që ranë heroikisht për luftë”, përfundoi ai.

Qytetari Iliri nga Ferizaj tha se kishte ardhur në protestë për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ah, i bëj apel gjyqit të Hagës: urgjent çlirimtarët tanë me na i liruar, me na i prurë në Kosovë. Edhe një apel për Amerikën e kam: ‘God bless United States of America, and God bless President Donald J. Trump.’”

I pyetur nëse pret që ata të lirohen, Iliri u përgjigj:

“Patjetër, as që nuk e diskutoj.”

Në protestë ka marrë pjesë edhe Idriz Marku nga fshati Marec, i cili tha se kishte ardhur enkas nga Vlora për këtë ngjarje.

“Kam ardhë enkas nga aeroporti i Vlorës, ku jemi duke ndërtuar me të madhin Behgjet Pacolli. Enkas kam ardhë për këtë ditë se është e shenjtë. Unë mendoj, ne si qytetarë të Republikës së Kosovës duhet me u dhënë përkrahje maksimale. I kanë mbajtur atje pesë vite, gjashtë. Ajo ka qenë çështje e të tjerëve të cilët ia humbin imazhin si shtet, si vlerë. Por ju do të vieni një ditë, do të vieni një ditë edhe do të liroheni. S’paku për familjen e tyre, për popullin e Kosovës, për këtë tokë që kanë dhanë mund edhe gjak.”

Marku tha se Kosova, pavarësisht proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë të ecë përpara.

“Ata mendojnë, Evropa, që Kosovën do ta çojnë mbrapa me dënimin e tyre. Ndërsa, vallë nuk ec përpara Kosova? Por do të ecë Kosova përpara! Çka kanë bërë ata, Kosova nuk i harron. Por do të vjen një ditë e do të hakmerremi, atëherë kur të jemi të bashkuar. Lavdi u qoftë të katërve!”

I pyetur nëse pret që të katër ish-krerët të lirohen më 6 shtator, Marku tha se lirimi duhet të jetë i plotë.

“Unë mendoj, nëse s’lirohen të katërt, atëherë është lirim i gjysmake. Nëse kanë shkuar në emër të UÇK-së, s’ka çka dënohen. Ja të katërt, ose hiç. Por mendoj edhe shpresoj, jam shumë i bindur, sepse nuk ka material me i mbajtur peng pa kurrfarë arsye, me thëniet e njerëzve. Sepse bota shihet 10% me sy, 90% ndihet me vesh. Ata veç çka kanë dëgjuar edhe i kanë çuar atje. A praktika i mungon edhe armikut që i ka dërguar atje”, shtoi Marku.

Ndërkaq, Shaip Tërholli nga Prishtina tha se liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së atyre që luftuan.

“E po tregoj, më së pari është trimëria e këtyre burrave dhe mrekullia e Zotit që e fituam lirinë dhe sot marrim frymë lirshëm. Ata janë sakrificë e lojërave politike të cilat ndodhin, po i dhashtë Zoti dhe vijnë të lirë aty ku kanë vepruar edhe për lirinë që na kanë prurë.”

Ai e cilësoi situatën e ish-krerëve të UÇK-së si të rëndë.

“Është e tmerrshme çka po ndodh me këtë trima, po ju dhashtë Zoti durimin e Jezu Krishtit. Populli është pre e luftës speciale që ndodh në Kosovë. Sot tmerrësisht u krijua një urrejtje patologjike ndaj asaj lufte dhe këtyre trimave. Jo të gjithë, po te një pjesë e konsiderueshme.”

Tërholli tha se beson në kthimin e tyre të lirë në Kosovë.

“Po përsëri besoj trimërinë e tyre, shpirtin e tyre, që do të lutem si Jezu Krishti: Zot fali se nuk e dinë çka bëjnë. Kurse këtu i presëm të lirë, dhashtë Zoti edhe kthehen të lirë për kontributin që kanë dhënë, për lirinë që na kanë prurë”, shtoi ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë

Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Nga Marshi për Liri, qytetarët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Mustafa: Kosova kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ish-krerët e UÇK-së

Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer

Profesori amerikan: Teoria e Prokurorisë së Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që ta respektojnë verdiktin e Speciales: Vendimi mund të apelohet

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-s

“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…

“Sytë e lodhur…” djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi…

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator të bashkohemi në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator të bashkohemi në Prishtinë në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë-Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë-Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

Bajqinovci: Nuk i votuam kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për nënkryetarë, sepse nuk duam zgjedhje

Bajqinovci: Nuk i votuam kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për nënkryetarë, sepse nuk duam zgjedhje

Zhvillimet në Kuvend, Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Zhvillimet në Kuvend, Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë