Lajmet

Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

22.09.2026 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nga AKI në krye të SHISH, profili i Vlora Hysenit, kryespiunes shqiptare që i doli punë me SPAK’un

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri lëshoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke e pezulluar atë nga detyra, shkruan Gazeta Express.

Hyseni raportohet se ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se masa nuk është ekzekutuar ende për këtë arsye.

Kjo masë është lëshuar në kuadër të hetimeve që po kryhen në kuadër të dosjes AKSHI.

“Dosja AKSHI” është një nga proceset më të mëdha hetuese të SPAK, e cila lidhet me abuzimet me tenderat publikë, korrupsionin, pastrimin e parave dhe ndikimin e paligjshëm në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kush është Vlora Hyseni?

Ajo ka lindur në Kosovë në 1984 dhe është mbajtëse e shtetësisë kosovare dhe asaj shqiptare.

Para se të shkonte në Shqipëri për ta udhëhequr Inteligjencën shqipare, Hyseni ka punuar edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sipas biografisë së saj të publikuar nga SHISH, Hyseni AKI’së iu bashkua në vitin 2010. Para kësaj kishte nisur karrierën e saj në vitn 2008 në Prishtinë, pranë Zyrës së një organizate ligjore ndërkombëtare të SHBA, për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si përgjegjëse për iniciativën mbi sundimin e ligjit.

Në shkurt të vitit 2019 emërohet Zëvendësdrejtore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me përgjegjësinë për asistimin e Drejtorit për operacionet, performancën buxhetore dhe hartimin e strategjive zhvillimore dhe infrastrukturore të agjencisë.

Në dhjetor të vitit 2020, kalon ushtruese e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, detyrë të cilën e ushtroi deri në prill të vitit 2021. Këtë detyrë e mbajti deri në emërimin e Petrit Ajetit.

Por, ajo ishte shkarkuar më pas nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, pa dhënë ndonjë arsye se pse përveçse i kishin kujtuar asaj obligim për të ruajtur informacionit e klasifikuara.

Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej atëherë në njoftim.

Pasi u shkarkua në Kosovë, Hyseni tre muaj më pas u bë këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ajo këtë pozitë e mbajti nga shtatori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2023.

Me propozimin e Ramës, Hyseni u bë drejtoresha e parë grua e Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar dhe në këtë detyrë u emërua në prill të 2023-ës.

“Vlora Hyseni është drejtori i 11të i Shërbimit Informativ të Shtetit, emëruar në detyrë me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 51, datë 3.4.2023”, thotë SHISH në biografinë për Hysenin.

SHISH ndau edhe profilin akademik të Hysenit:

Është diplomuar për Drejtësi dhe ka përfunduar studimet Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Gjatë karrierës profesionale është kualifikuar nga organizma dhe programe akademike të Këshillit të Evropës, Universiteti Georgetoën – SHBA, për studime në fushat e sigurisë, inteligjencës, mbrojtjes, lidershipit, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, mirëqeverisjes dhe menaxhimit, diplomaci publike dhe komunikim etj.

Ka kryer studime në programin për “Menaxhimin e Mbrojtjes” në konteksin e gjerë të sigurisë dhe programin për “Lidershipin Strategjik”, pranë Akademisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe trajnime të tjera në fushën e inteligjencës, ofruar nga organizatat partnere të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në mesazhin e parë të marrjes së detyrës si Drejtore e SHISH, ajo u shpreh se ndjehet mes kolegësh dhe theksoi vlerësimin e saj për punën dhe përkushtimin e tyre, pavarësisht vështirësive. Njëherazi ajo i ftoi të pranishmit që të gjithë së bashku “të ndërtojmë një ambient sa më gjithëpërfshirës e vlerësues të kontributeve profesionale, duke promovuar politika zhvillimore bashkëkohore”.

Vizioni i lidershipit të saj konsiston në ato vlera që e projektojnë SHISH-in promotor të zhvillimit të kapaciteteve të tij profesionale dhe infrastrukturore me synimin madhor për ta shndërruar atë në një instrument sa më dinamik dhe eficent në funksion të sigurisë kombëtare dhe njëkohësisht të shërbejë si referencë pozitive për sigurinë rajonale dhe atë kolektive

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Konjufca në krye të tij

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet