Opinione

Mero Baze: Idiotët e Shqipërisë dhe të kompleksuarit e Kosovës

09.08.2016 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mero Baze: Idiotët e Shqipërisë dhe të kompleksuarit e Kosovës

Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës.

Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës, ndaj Tiranës.

Por kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim.

Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që trondisin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës.
LEXO EDHE Asgjë e re nga Referendumi

Por Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete atëhere kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj, po imponohet me vlera botërore. Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oskar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata.

Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të Shqipërisë, janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA, dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më parë kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, se sa nga inati me Pirron, i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.

Dhe kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë “si zogjtë e korbit” nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i përket Kosovës dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë.

Por nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëhere unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t’i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës. Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t’u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe ia dalin t’i tregojnë botës se ia ka vlejtur t’i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje