Lajmet

Lushaku-Sadriu: Pas tërheqjes së Sejdiut, ende nuk ka biseda për kandidatin e ri për president

15.09.2026 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lushaku-Sadriu: Pas tërheqjes së Sejdiut, ende nuk ka biseda për kandidatin e ri për president

ër president, deri tani nuk ka pasur biseda apo iniciativë të re për një kandidat tjetër.

Ajo tha se LDK-ja është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa theksoi se si parti politike do të kontribuojë në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale.

“Deri në këtë moment nuk ka as biseda, as ndonjë iniciativë të tillë. Tani ju e dini që ka lëndë të dërguara në Gjykatën Kushtetuese dhe jemi, para së gjithash jemi të interesuar për vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese për procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, prandaj kjo do të na sqarojë njëherë rrugëtimin e këtij konstituimi dhe normalisht si parti politike duhet të kontribuojmë në dialog, por deri në këto momente nuk është se kemi pasur diçka të re”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja, që nga fillimi, ka kontribuar për gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet, duke theksuar se prioritet i saj ka qenë konstituimi sa më i shpejtë i tyre.

“Ju e dini që prej fillimit LDK ka kontribu dhe ka dhënë gjithçka për me pas zgjidhje për institucionet, ose e ka pasur ose s’e ka pasur interesin e saj, domethënë interesi jonë si parti politike s’ka qenë i rëndësishëm në këtë rrugëtim, është tepër e rëndësishme që institucionet të bëhen, të konstituohen sa më parë edhe këtë e kemi pasur prioritet. Normalisht që do të kontribuojmë për çfarëdo dialogu që i jep Kosovës një zgjidhje institucionale”, tha ajo.

Sa i përket emrit të përmendur në media, të deputetit Anton Çuni, si kandidat i mundshëm për president, Lushaku-Sadriu tha se nuk ka pasur asnjë diskutim zyrtar në LDK për këtë çështje.

“Propozimin për zotin Çuni e kam dëgjuar vetëm në media. Domethënë nuk ka asnjë gjë zyrtare deri tash, nuk ka pasur asnjë diskutim, e as ndonjë prezantim zyrtar ose qëndrim të LDK-së i cili është diskutuar në strukturat partiake. Domethënë deri në këtë moment jo. Tani është tepër e rëndësishme mos të biem në skenare hipotetike sepse nuk e di, domethënë duhet dialog, duhet diskutim, jemi deputetët, mandej është Kryesia e Partisë, ka forume të ndryshme në të cilat duhet të diskutohet e pastaj e kemi edhe një parti atipike që ka shumicën në Kuvend edhe me të cilët duhet me bisedu edhe me pa mundësinë e gjetjes së një zgjidhje sa më të mirë”, tha ajo.

Duke folur për tërheqjen e Bekim Sejdiut, ajo tha se vendimin e tij e kishte parë përmes një postimi në Facebook dhe se LDK-ja e respekton atë.

“Personalisht e kam parë në Facebook, atëherë kur e ka parë i gjithë publiku, normalisht që në fund të fundit është edhe vendim individual i secilit, përballë një situate politike e cila është pak e komplikuar edhe e bën të pasigurt zgjedhjen e tij, ai ka vendosur të tërhiqet, prandaj ne vetëm e respektojmë si vendim të tillë e marrim si të, të vendosur, të kryer, edhe normalisht që duhet me bo përpjekje sa më shumë që me shku përpara me propozime të reja edhe me zgjidhje të reja. Po kjo nuk varet vetëm nga LDK-ja, varet edhe nga partitë e tjera, varet mas shumti nga Vetëvendosja se ajo e ka numrin më të madh të deputetëve”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se nuk është në dijeni për emrat e tjerë që mund të jenë diskutuar ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit.

“Jo nuk e di. Nuk e di edhe unë më intereson çdo herë që kur ekipi i autorizuar të shkojë në negociata cila është zgjidhja që ata kanë arritur maksimumin, kam pasur besim të plotë që nuk ka pasur zgjidhje tjera përveç emrit të profesorit Bekim, tani duhet normalisht të bëhet prapë ekip dhe prapë të shkohet në negociata, por nuk jam e sigurt që vetëm LDK-ja duhet të kontribuojë në këtë proces, duhet të kontribuojnë të gjitha partitë meqë jemi duke folur për një president konsensual, atëherë kur flasim për një president me marrëveshje politike, atëherë pastaj i bjen barra atyre partive që e marrin përgjegjësinë me dialogu”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim