Lajmet

“Liria Ka Emër”: Çlirimtarët që presim në tokën e tyre, sot i shpallim të pafajshëm

12.09.2026 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Liria Ka Emër”: Çlirimtarët që presim në tokën e tyre, sot i shpallim të pafajshëm

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, në fjalimet e tyre gjatë “Marshit për Liri” në Prishtinë, kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit.

Ismail Tasholli ka thënë se liria e Kosovës ka emër dhe se çlirimtarët, të cilët ndodhen në Hagë, duhet të kthehen në vendin e tyre. Ai ka deklaruar se pjesëmarrësit e marshit, në mënyrë simbolike, i shpallin të pafajshëm.

“Ne e kemi lirinë dhe ajo liri ka emër, e kemi ushtrinë çlirimtare të Kosovës, kërkush s’na i ka falë, e kërkush s’mundet me na i marrë. Edhe një pyetje: e kush kthehet i fundit nga beteja? Të gjithë e dini, çlirimtarët që i presim në tokën e tyre. Prandaj, të gjithë bashkë këtu, një zëri në mënyrë edhe simbolike, i shpallim të pafajshëm”, tha ai.

Ndërkaq, Eliza Hoxha ka thënë se qytetarët po marshojnë për lirinë e atyre që, sipas saj, e sollën lirinë e Kosovës, duke e cilësuar UÇK-në si faktor që i bashkon shqiptarët e Kosovës.

“Sot 27 vjet më vonë populli i Kosovës sot marshon për liri, marshon për liri në liri. Marshon për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë, marshon për lirinë e çlirimtarëve të vet. Sot marshojmë për ata që u ngritën në ditët më të vështira për ne, për ata që ëndërruan, dhe guxuan më shumë se shumica prej nesh. Për të vërtetën e historisë së Kosovës dhe për të vërtetën e një populli për të qenë i lirë. Sot marshojmë me UÇK-në për UÇK-në, sepse UÇK-na bashkon. Na ka bashkuar dikur, na bashkon edhe sot, na bashkon përjetë e mot”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes