Lajmet

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

09.09.2026 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Kurti tha se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet që të zgjidhen edhe nënkryetarët.

“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë  nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Le te jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që ‘ti evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

“Sic e tha kryetarja e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që e ka bërë. Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin. Propozimin që ka deponuar e ka shkruar në përputhje me Kushtetutën, por atë që e deklaroi ishte në shpërputhje. Kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit dhe gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë, që u nderua nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”.

“Si do që të jetë, nuk mund të votohet në Kuvendin e Republikës ai propozim që u deklarua, vetëm ai propozimi që u dërgua me shkrim është në përputhje me Kushtetutën. Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim