Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

21.09.2026 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti takohet me kongresistin Wilson në New York, diskutojnë sigurinë, NATO-n dhe shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ku po zhvillohet Java e Nivelit të Lartë e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është takuar me kongresistin amerikan Joe Wilson.

Kurti ka bërë të ditur se në takim me Wilsonin, i cili është bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje, investime dhe sundimin e ligjit.

“Në New York, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takova me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe partneriteti ynë mbetet themelor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë partneritetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri dhe mbrojtje, investime dhe sundim të ligjit. Biseduam për synimin tonë për anëtarësim në NATO, për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe për partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2011. Nga konsumuese, Kosova është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se me kongresistin amerikan ka diskutuar edhe për zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit, si dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Folëm gjithashtu për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Me kongresistin Wilson, i cili është njëherësh aktiv në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, diskutuam edhe për aspiratën e Kosovës që të avancojë drejt pjesëmarrjes së plotë në OSBE”, ka shkruar ai.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve, sipas Kurtit, i është kushtuar situatës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të cilët ai ka ngritur çështjen e përfaqësimit në institucionet publike dhe të drejtave të tyre.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nënpërfaqësimit të tyre në institucionet publike, polici, gjyqësor e shëndetësi, pasivizimit të adresave, pengesave ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe mosnjohjes së diplomave të fituara në Kosovë. Duke qenë i shoqëruar edhe nga Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kërkova që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbrohen në Komisionin e Helsinkit dhe shkelja e tyre të trajtohet në komunikimet me Beogradin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar kongresistin Wilson për mbështetjen ndaj Kosovës dhe angazhimin e tij në çështjet e sigurisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon.

“E falënderova kongresistin Wilson për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe për angazhimin në çështjet e sigurisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon, si dhe e ftova që ta vizitojë përsëri Republikën e Kosovës, së bashku me një delegacion të Kongresit amerikan”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Komisioni për Komunitete miraton Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Burri i Albulena Haxhiut e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund

Serwer: Nëse BE-ja i kërkon gjithçka Kosovës dhe asgjë Serbisë, dialogu nuk çon askund