Lajmet

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

19.06.2026 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo pengesë për ta, ndërsa digjitalizimi mbetet një nga shtyllat kryesore të reformës së saj, u tha në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike me rastin e 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik.

Në këtë aktivitet u theksua progresi në reformën e administratës publike, zgjerimi i shërbimeve elektronike dhe rëndësia e zhvillimit të kapitalit njerëzor për një administratë më efikase dhe moderne.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qytetarët e takojnë shtetin përmes zyrtarëve që u shërbejnë çdo ditë.

“Shpesh, kur flasim për shtetin, mendojmë për ligjet dhe politikat, për ndërtesat qendrore, për vendimet e procedurat, për buxhetin dhe strategjitë. Por qytetari nuk e takon shtetin si një nocion abstrakt. Qytetari e takon shtetin përmes njeriut që i shërben. Pra, nëpërmjet zyrtarit që të dëgjon, mësuesit që edukon, mjekut dhe infermierit që kujdesen, policit që ofron rendin, inspektorit që siguron cilësi, si dhe nëpunësit që i jep një përgjigje të drejtë, të qartë e me kohë. Në një republikë demokratike, shteti nuk është një teori, shteti është shërbim”, tha ai.

Kurti tha se reforma në administratën publike po shoqërohet me rezultate konkrete, duke përmendur avancimin e shërbimeve digjitale.

“Reforma në administratën publike është thelbësore për demokracinë. Ajo jeton çdo ditë në sportel, në zyrë, në shkollë, në komunë, në qendrën shëndetësore dhe në platformën digjitale. Orientimi ynë është i qartë. Administrata publike nuk duhet të jetë pengesë për qytetarin, por ura që e lidh atë me të drejtat dhe mundësitë që i takojnë. Për vite me radhë është folur për reforma, por ne tanimë kemi kaluar nga vizioni i përgjithshëm në veprime konkrete, të cilat po e transformojnë rrënjësisht këtë sistem. Gjatë vitit 2025 kemi shënuar avancim në zbatimin e reformës së administratës publike. 65% e aktiviteteve të planifikuara kanë shënuar progres të plotë ose të pjesshëm. Ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar dhe publikuar 74 shërbime të reja elektronike në e-Kosova, duke e çuar në 320 numrin total të shërbimeve digjitale për qytetarët e bizneset”, tha ai.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, tha se reforma administrative dhe transformimi digjital duhet të ecin paralelisht.

“Prandaj kjo ditë është para se gjithash një ditë mirënjohjeje për nëpunësit publik të Republikës së Kosovës. Të cilët përmes punës së tyre të përditshme e shndërrojnë veprimin institucional në shërbim konkret për qytetarët. Nga pikëpamja e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike pyetja kryesore është e thjeshtë: Si ta bëjmë administratën publike më efikase për qytetarët dhe njëkohësisht më tërheqëse, më mbështetëse dhe më motivuese për ata që punojnë brenda saj. E përgjigjja qëndron në bashkimin e dy proceseve që shpesh janë parë të ndara. Pra reformën e administratës publike dhe transformimin digjital”, tha ai.

Sipas tij, digjitalizimi pa reforma administrative nuk sjell rezultatet e dëshiruara.

“Digjitalizimi pa reformë administrative vetëm e zhvendos burokracinë nga letra në ekran. Ndërsa reforma administrative pa digjitalizim mbetet e ngadaltë, e fragmentuar dhe e vështirë për t’u matur. Prandaj qëllimi ynë është i qartë të ndërtojmë një administratë profesionale në njerëz, të thjeshtë në procedura, të sigurt në sisteme dhe të matshme në rezultat. Por ne, përtej teknologjisë transformimi digjital ka të bëjë me mënyrën se si organizohet puna, si bashkëpunojnë institucionet, si menaxhohen të dhënat dhe si merren vendimet. Për këtë arsye reforma administrative dhe transformimi digjital janë dy anë të së njëjtës medalje”, tha ai.

Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, tha se digjitalizimi mund të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të administratës, por theksoi se fokusi duhet të mbetet te njerëzit.

“Digjitalizimi mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm për ta bërë punën tuaj më të lehtë dhe për ta bërë atë më efikase dhe më efektive në shërbim të qytetarëve. Dhe mendoj se vizioni për të krijuar tani së bashku Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është lëvizja e duhur dhe tregon gjithashtu largpamësinë strategjike që qeveria juaj ka treguar duke e bërë këtë. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme t’ia kujtojmë vetes se digjitalizimi dhe teknologjia digjitale duhet të mbeten vetëm një mjet dhe nuk duhet të bëhen zotëruesit tanë në ofrimin e shërbimeve”, tha ai.

Perr theksoi se zhvillimi i kapitalit njerëzor mbetet po aq i rëndësishëm sa edhe investimet në teknologji.

“Prandaj, mendoj se aty ku duhet të kushtojmë vërtet shumë vëmendje, duke pasur parasysh se puna juaj po bëhet gjithnjë e më komplekse, është zhvillimi i kapitalit njerëzor. Ju meritoni një vend pune modern dhe një mjedis pune ku trajnoheni dhe fuqizoheni vazhdimisht për ta kryer punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

Në Kongresin e Federatës Evropiane të Gazetarëve miratohet mocioni i AGK-së kundër dënimeve nga KMP-ja

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar

“Marrëveshje në pako”, Haziri: Duhet bashkëpunim, askush s’ka mandat për të bllokuar

Agim Veliu kritikon LDK-në pas zgjedhjeve: Përgjegjësia bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Agim Veliu kritikon LDK-në pas zgjedhjeve: Përgjegjësia bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Rama me batuta flet për protestën: I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse s’ndahen nga sorrat

Rama me batuta flet për protestën: I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse s’ndahen nga sorrat

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan

Trump: Nafta po rrjedh dhe aksionet po lulëzojnë

Trump: Nafta po rrjedh dhe aksionet po lulëzojnë

Ahmet Isufi kujton 27-vjetorin e çlirimit të Dardanës

Ahmet Isufi kujton 27-vjetorin e çlirimit të Dardanës

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

Programet e reja në Kolegjin AAB vendosin standarde të reja në arsimin e lartë në rajon

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

​Qarkullimi në industri u rrit për 5.49 për qind ani se u pakësuan punëtorët

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Këta janë deputetët që kanë siguruar për herë të parë ulëse në parlament

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës