Lajmet

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

12.09.2026 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

Ditën e sotmen, në Prishtinë është zhvilluar “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ky organizim u bë vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Marshi u zhvillua në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku në skenë u mbajtën fjalime, derisa sheshi ishte mbushur me njerëz, ngjashëm si rrugët që çojnë drejt tij, si sheshi Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti.

Lidhur me këtë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një artikull Marshit, ku thuhet se pjesëmarrës ishin mijëra qytetarë, ku u panë flamuj tek valëviten dhe pankarta.

Artikull Marshit i ka kushtuar edhe The Washington Post, ku po ashtu theksohet se, protestuesit në u mblodhën në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi tre ish-luftëtarëve të tjerë, dhe se, pjesëmarrës ishin mijëra njerëz.

Po ashtu, për marshin e sotëm ka raportuar edhe AP, ku edhe aty, bëhet e ditur se, mijëra njerëz u tubuan të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.

AP shton se, protestuesit mbushën një nga sheshet qendrore të kryeqytetit, ndërsa shumë prej tyre mbanin flamuj kuq e zi shqiptarë. Portretet e katër ish-luftëtarëve të UÇK-së janë vendosur në të gjithë qytetin, së bashku me një orë gjigante dixhitale që numëron mbrapsht kohën deri në momentin kur gjykata në Hagë do të shpallë të mërkurën aktgjykimet e saj. Një pankartë e madhe shkruante: “Në emër të popullit, shpallini të pafajshëm.”

Artikull i ka kushtuar edhe France24,  ku njoftohet se, , duke brohoritur “UÇK”, protestuesit mbanin fotografi të katër ish-luftëtarëve, të shoqëruara me mbishkrimet: “Çlirimtarët, kthejini në shtëpi” dhe “Kosova po pret.” Për marshin, artikuj të ngjashëm kanë shkruar edhe Washington Times, dhe, Bloomberg.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Kurti për Kodin Civil: Ka 997 faqe e 1 mijë e 630 nene, në fillim të javës së ardhshme mblidhet grupi punues

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së