Lajmet

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë nis punën, Hoti: Mbi 290 masa ndalimi në 8,608 inspektime

30.09.2026 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë nis punën, Hoti: Mbi 290 masa ndalimi në 8,608 inspektime

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar takimin e parë të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë (KNSSHP), ku është diskutuar për forcimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve, parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të jenë parim udhëheqës në të gjitha vendimet dhe veprimet institucionale, duke theksuar se interesat ekonomike apo afatet nuk mund të vendosen mbi jetën e qytetarëve.

“Dhe këtë duhet ta kemi si një parim që udhëheq punën e kësaj që po vijmë. Që asnjë kosto, asnjë interes ekonomik e asnjë afat nuk mund të vihet mbi jetën e punëtorit apo qytetarëve tanë. Prandaj ne gjatë këtij viti, prej fillimit të mandatit të parë, sepse ky është mandati i dytë i shkurtër, ne kemi marrë disa hapa konkretë për të forcuar mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit në punë”, deklaroi Hoti.

Ai tha se gjatë muajit prill janë ndërmarrë masa emergjente për intensifikimin e inspektimeve, me fokus të veçantë në vendet e punës me rrezikshmëri të lartë.

“Në muajin prill, siç edhe ju kemi njoftuar disa herë, ne kemi ndërmarrë masa emergjente për intensifikimin e inspektimeve me fokus të veçantë në vendet e punës me rrezikshmëri të lartë. Në kuadër të veprimtarisë inspektuese janë ndërmarrë mbi 290 masa për ndalimin e punimeve për shkak të shkeljeve të evidentuara nga 8,608 inspektime të realizuara brenda vetëm shtatë muajve”, tha ministri.

Hoti veçoi edhe digjitalizimin e procesit të inspektimeve, duke thënë se Inspektorati Qendror i Punës tashmë ka kaluar në sistem të plotë të inspektimit digjital.

“Kemi avancuar digjitalizimin e inspektimeve dhe siç e dini tashmë veç ka kaluar Inspektorati Qendror i Punës në inspektim digjital të plotë. Kemi marrë vendimin për përdorimin e dronëve, të cilët janë një mjet mbështetës për mbikëqyrjen e kantierëve dhe të vendeve me rrezikshmëri të lartë. Përmes këtyre ndryshimeve ne kemi synuar dhe synojmë një dokumentim më të saktë, një transparencë më të madhe dhe edhe reagim më të shpejtë ndaj shkelësve të saj”, u shpreh Hoti.

Sipas tij, institucionet janë gjithashtu në proces të rekrutimit të 39 inspektorëve të rinj, me disa intervista që tashmë kanë përfunduar dhe pjesën tjetër në proces.

“Njëkohësisht jemi në finalizim të procedurave për rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj. Disa prej intervistave veç kanë kaluar, disa të tjera janë në fazën e intervistimit. Në fushën e marrëdhënieve të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë, po i forcojmë kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Punës për një mbikëqyrje më të gjerë, më efektive në terren”, tha ai.

Ministri paralajmëroi edhe një fushatë kombëtare për vetëdijesimin lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, me synim informimin e punëdhënësve për detyrimet ligjore dhe të punëtorëve për të drejtat e tyre dhe mënyrat e raportimit të abuzimeve.

“Po përgatitim edhe një fushatë kombëtare për vetëdijesimin për sigurinë dhe shëndetin në punë, sepse ne duam që punëdhënësit në radhë të parë t’i përmbushin detyrimet e tyre konform legjislacionit në fuqi, por edhe punëtorët në Republikën e Kosovës të jenë më shumë të informuar për të drejtat e tyre dhe mënyrën e raportimit të abuzimeve”, theksoi Hoti.

Ai vlerësoi punën e Inspektoratit Qendror të Punës dhe inspektorëve, duke theksuar se masat e ndërmarra deri më tani kanë përfshirë edhe reforma në digjitalizim dhe fusha të tjera të mbikëqyrjes.

“Në këtë rast dua të vlerësoj edhe angazhimin e Inspektoratit Qendror të Punës dhe inspektorëve të saj dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këto reforma të digjitalizimit dhe reforma të tjera që ne kemi ndërmarrë për vetëm disa muaj tash. Pavarësisht masave të ndërmarra, fatkeqësisht aksidentet vazhdojnë të ndodhin në punë, përfshirë edhe ato me fatalitet apo humbje jete. Prandaj kjo kërkon një angazhim edhe më të tutjeshëm dhe më serioz nga ana jonë. Çdo rast duhet dhe analizohet me kujdes nga ana jonë për të caktuar përgjegjësitë dhe të ndërmerren masat për parandalimin e përsëritjes së saj”, deklaroi ministri.

Duke folur për Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Hoti tha se konstituimi i tij përbën një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, punëdhënësve, përfaqësuesve të punëtorëve dhe ekspertëve.

“Të nderuar anëtarë, konstituimi i këtij Këshilli është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona, punëdhënësve, përfaqësuesve të punëtorëve dhe ekspertëve. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka themeluar Këshillin Kombëtar për Siguri dhe Shëndet në Punë në mbështetje të nenit 4 të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, me mandat për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe për të përcjellë vazhdimisht gjendjen në këtë fushë”, tha Hoti.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që puna e tyre të përkthehet në rekomandime konkrete për përmirësimin e kushteve të punës, parandalimin e aksidenteve dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale.

“Pres që puna juaj të sjellë rekomandime konkrete për përmirësimin e kushteve të punës, parandalimin e aksidenteve dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale. Propozimet natyrisht që duhet të shoqërohen me afate, me përgjegjësi të qarta, por edhe me përcjelljen e zbatimit të tyre. Ministria do të mbështesë punën e Këshillit, synimi ynë është që siguria të merret parasysh në çdo vendim dhe në çdo fazë të punës”, përfundoi ministri Hoti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nata e 15-të e protestës të organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM”

Nata e 15-të e protestës të organizuar nga iniciativa “JO NË EMRIN TIM”

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Ambasadori francez: Dialogu me Beogradin esencial për stabilitetin rajonal dhe trajektoren europiane të Kosovës

Ambasadori francez: Dialogu me Beogradin esencial për stabilitetin rajonal dhe trajektoren europiane të Kosovës

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Haliti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ka plot që nuk e dëshirojnë lirimin e tyre

Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet

Von der Leyen e nis me fjalë optimiste vizitën në Tiranë, thotë se atje po punojnë shumë për ta bërë ëndrrën evropiane realitet

Pasi humbi gjyqin me Behgjet Pacollin, Peci shkarkon drejtorin e Komunës nga radhët e AKR-së

Pasi humbi gjyqin me Behgjet Pacollin, Peci shkarkon drejtorin e Komunës nga radhët e AKR-së

Rizvanolli: Kosova tashmë ofron treg tërheqës për investime në energjinë e gjelbër

Rizvanolli: Kosova tashmë ofron treg tërheqës për investime në energjinë e gjelbër

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë nis punën, Hoti: Mbi 290 masa ndalimi në 8,608 inspektime

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë nis punën, Hoti: Mbi 290 masa ndalimi në 8,608 inspektime

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie dhe personit juridik për keqpërdorim në prokurim publik

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie dhe personit juridik për keqpërdorim në prokurim publik

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Kurti kërkon unitet politik për Specialen: Ekziston vullneti dhe mundësia për dakordim

Kurti kërkon unitet politik për Specialen: Ekziston vullneti dhe mundësia për dakordim

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti: Në New York ngrita shqetësimin për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj