Një grup studentësh kanë filluar protestën në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë marshuar në qendër të kryeqytetit, duke mbajtur flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selëve të UÇK-së.
Në pankarta shihen mesazhe si “Jo në emër të studentëve”, “Justice for KLA is justice for Kosovo”, “Nuk ka gjyq që ju gjykon në emër të popullit. Të pafajshëm përgjithmonë!” dhe thirrje tjera.
Protesta vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.




























