Lajmet

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

08.09.2026 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku duke e kritikuar për rezultatet zgjedhore dhe mënyrën e udhëheqjes së LDK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami e ka cilësuar kryetarin e LDK-së si “humbës të trefishtë”, duke thënë se ai ka përgjegjësi për humbjet e njëpasnjëshme, degradimin dhe përçarjen brenda partisë.

“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se më herët ka zgjedhur të mos flasë publikisht për kryetarin e partisë, me arsyetimin se ka dashur ta ruajë unitetin e LDK-së.

“Mbrëmë u rezervova të flisja për kryetarin e LDK-së, dhe kam munguar në medie që një kohë pikërisht për ta ruajtur shtëpinë time. Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente”, ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se, sipas saj, Abdixhiku nuk mund të flasë për parime dhe përgjegjësi, duke e lidhur këtë me rezultatet e partisë në zgjedhje.

“Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi.

Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar.
Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër.
Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur”, ka shkruar Bajrami.

Më tej, ajo ka folur për situatën politike dhe institucionale në vend, duke kritikuar pushtetin për atë që e ka cilësuar si nëpërkëmbje të rendit kushtetues, ligjor dhe institucional.

“Po, është e saktë se shteti nuk rrotullohet rreth një ambicieje personale. Por shteti sot po rrotullohet nga një pushtet që po e nëpërkëmb rendin kushtetues, ligjor dhe institucional, ndërsa çdo ditë përpiqet t’i kapë e t’i kontrollojë institucionet.

Dhe pikërisht për ta ndalur këtë degradim, ambicieve të kujtdo për rrënimin e LDK-së duhet t’u themi STOP”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka kërkuar që debati brenda LDK-së të përqendrohet te çështjet e shtetit dhe funksionimit institucional.

“Le të flasim, për shtetin!

LDK-ja ka qenë dhe do të jetë gardiane e shtetit, e institucioneve dhe e rendit demokratik, jo admiruese e nënshtrimit të shtetit ndaj pushtetit”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka renditur një sërë çështjesh që, sipas saj, përbëjnë problemet kryesore me të cilat po përballet shteti.

“Betja e LDK-së duhet të jetë për shtetin, por shteti ka tema tjera.

Temat a shtetit janë:

Situata ku janë tejkaluar të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe askush nuk e di se çfarë vlere juridike e kushtetuese do të ketë një konstituim i mundshëm nesër.

Nëntëmbëdhjetë ministri vazhdojnë të drejtohen nga persona që tashmë kanë marrë mandatin e deputetit.

Kemi katër ministri që nuk figurojnë fare në Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, por vazhdojnë të funksionojnë dhe të shpenzojnë paranë publike – kundërligjshëm.

Kemi institucione të bllokuara dhe veprim institucional të kufizuar.

Kemi norma kushtetuese dhe ligjore që po relativizohen e shkelen çdo ditë, ndërsa ka tendenca që e gjithë kjo të kthehet në normalitet”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka kritikuar edhe gjendjen në arsim, ekonominë, tenderët publikë dhe politikën e jashtme të Kosovës.

“Kemi degradim serioz në arsim, të dëshmuar edhe nga rezultatet e PISA-s, ndërsa përgjegjësia politike mungon tërësisht.

Kemi inflacion galopant. Tenderët njëburimorë janë bërë normë. Kapja e institucioneve tashmë ka përfunduar. Kemi qenë 960 ditë nën sanksionet e BE-së. Po rrezikojmë t’i humbim 160 milionë euro nga Plani i Rritjes. Politikën e jashtme e kemi në pikën e saj më të ulët”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Bajrami ka thënë se pajtohet me qëndrimin se shteti nuk duhet të sillet rreth një ambicieje personale, por ka kërkuar që të bëhet dallimi mes interesit të shtetit dhe interesit për një pozitë.

“Pajtohem: s’rrotullohet shteti për një ambicie.

Pikërisht për këtë arsye, le të flasim për shtetin, por, fillimisht, duhet ta bëjmë dallimin mes shtetit dhe karriges.

T’i kthehemi shtetit!”, ka shkruar Bajrami.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes