Lajmet

Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Nis dialogu i brendshëm për vlerat e luftës çlirimtare

14.09.2026 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Nis dialogu i brendshëm për vlerat e luftës çlirimtare

Në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po mbahet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka emër”, raporton Ekonomia Online.

Diskutimi u përqendrua në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndikimin e tyre në shoqërinë kosovare dhe nevojën për një qasje më të qëndrueshme ndaj dokumentimit, hulumtimit dhe ruajtjes së kujtesës së luftës.

Panelistët theksuan rëndësinë e ballafaqimit me historinë përmes argumenteve juridike, politike dhe historike, duke ngritur njëkohësisht çështjen e përgjegjësisë individuale për krimet e mundshme dhe dallimit të saj nga vlerësimi i luftës çlirimtare si proces historik.

Në diskutim u trajtuan edhe dimensionet ndërkombëtare dhe gjeopolitike të procesit në Hagë, roli i NATO-s në luftën e Kosovës dhe përpjekjet për të sfiduar narrativat që, sipas panelistëve, synojnë të cenojnë legjitimitetin e luftës dhe të shtetësisë së Kosovës.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha ka thënë se kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për vlerat tona të përbashkëta.

“Prandaj ky moment kritik, historik për Kosovën së pari, por edhe për UÇK-në, është i ndjeshëm sa për ata njerëz që janë atje tash e gjashtë vite në Hagë e po mbahen padrejtësisht, aq edhe për ne si shoqëri dhe si shtet. Dhe kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog, një dialog të brendshëm për vlerat tona të përbashkëta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por aty duhet të jemi aty për t’i respektuar dhe për t’i lartësuar”, ka thënë Hoxha.

“Prandaj unë ju uroj punime të mbarë e të mira në këtë konferencë dhe kjo të jetë një nismë e mbarë dhe e mirë edhe për hulumtuesit e rinj si puna juaj, por edhe për me seniorët të cilët kanë shkruar dhe kanë hulumtuar, por të gjitha këto kanë mbetur copëza të cilat nuk vijnë bashkë në një mozaik të përbashkët dhe në një histori të legjitimuar të shtetit të Kosovës, të cilat janë edhe në librat shkollorë, edhe në një muze i cili na rrëfen për krejt periudhat e luftës për liri, por edhe për të tjerët që vijnë me vizitu Kosovën”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, ish-ambasadori Ylber Hysa ka deklaruar se nëse një pretendim i tillë makabër është dashur ta shokojë botën, pse atëherë nuk e ka shokuar botën dhunimi industrial në luftërat e Ish-Jugosllavisë? Ose pse i ashtuquajturi safari mbi njerëz në Sarajevë nuk ka qenë kaq makabër sa të organizohet një gjyq ndërkombëtar?

“Dhe këtu domethënë është cinizmi i  krejt këtij gjyqi. Sa më përket mua, pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi më datën 16. Për faktin se ky gjyq e ka zhvlerësuar veten, jo vetëm se është anakronik, por se i ka shkelur edhe rregullat profesionale për të cilat zoti Hasani do të mund të fliste më shumë sot. Dhe si i tillë besoj se kjo duhet të na japë neve një ndërgjegjësim për t’i mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Dhe unë jam i prirur domethënë që në kuadër të kësaj të shoh edhe një përpjekje tonën për një mobilizim, për një mobilizim për ta mbrojtur veten. Ne nuk i mbrojmë vetëm katër liderët e UÇK-së”, ka thënë ai.

“Dhe këtu domethënë s’besoj që ka dallim politik e ideologjik. Këtu ne mbrojmë vlerat tona dhe kushdo që mendon ndryshe domethënë ai ka shikime shumë afatshkurtra dhe dua të them edhe një herë në ’99-tën kemi qenë aleatë me NATO-n dhe edhe më 16 shtator do të duhej të ishim aleatë të këtyre vlerave”, ka shtuar Hysa.

E, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse lufta e armatosur ka përfunduar më 12 qershor dhe lufta diplomatike ka përfunduar në 2008-tën, kjo luftë speciale kundër Kosovës përfundon më 16 shtator.

“Dhe ne nuk presim asnjë altrenativë tjetër përveç se lirimin e të gjithë udhëheqësve të UÇK-së dhe kthimin e tyre dhe kthimin e tyre në Kosovë. Dhe kjo duhet të ndodhë mbi të gjitha për faktin që kemi luftuar jo vetëm dy vite 12-1999, por pothuajse 100 vite për të qenë të lirë dhe të pavarur, por për faktin se nëse ka pasur ndonjë luftë në Evropë e kudo në botë e cila është certifikuar nga NATO, ka qenë lufta e UÇK-së. Ka qenë një luftë e cila, po përdor një term kështu teknik, ka qenë luftë e certifikuar ëh nga vetë nga vetë NATO-ja. Por edhe pavarësia jonë ka qenë një proces i një koncepti të një sovraniteti të pavarësisë së merituar falë përmbushjes së shumë kushteve dhe kritereve të cilat i kemi bërë si popull deri në shpalljen e saj dhe pas shpalljes së saj. Dhe tash kur e dëgjon pretendimin e prokurores në fjalën përmbyllëse, të cilat bëjnë përpjekje që ta kriminalizojnë edhe idenë e çlirimit përmes teorisë së ndërmarrjes së përbashkët, por ta kriminalizojnë edhe vetë idenë e pavarësimit të vendit ku edhe çlirimi, edhe pavarësimi i vendit, përtej vullnetit tonë çfarëdo politike, ka qenë edhe projekt kombëtar”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, ajo që është e drejtë dhe e parnueshme është lirimi i të gjithë udhëheqësve të UÇK-së dhe kthimi i tyre në shtëpi.

“Atëherë që diçka e tillë është e padrejtë, diçka e tillë për ne është e papranueshme dhe ajo çfarë është e drejtë dhe e pranueshme është lirimi i të gjithë udhëheqësve të UÇK-së në mënyrën e plotë dhe kthimi i tyre në shtëpi. Çfarë do të donim ne ta mendojmë është se cila mund të jetë edhe faza e re e luftës speciale kundër Kosovës mbas 16shtatorit? Dhe mendoj që nëse mbas shpalljes së pavarësisë dhe mbrojtjes së Kosovës kemi marrë vetë kapacitetet tona, me mundësitë tona që të ballafaqohemi me këtë luftë speciale, me këtë luftë hibride kundër Kosovës, mendoj që më 16-tin kjo luftë përfundon kur të merret vendimi për lirimin e plotë të tyre”, ka shtuar ndër të tjera Hoxhaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale

Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet: Fajësia nuk mund të bazohet në to

Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet: Fajësia nuk mund të bazohet në to

Haxhiu: Dua të shoh më shumë gra në krye të institucioneve e kompanive

Haxhiu: Dua të shoh më shumë gra në krye të institucioneve e kompanive

Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Nis dialogu i brendshëm për vlerat e luftës çlirimtare

Hapet konferenca kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Nis dialogu i brendshëm për vlerat e luftës çlirimtare

Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Kurti: Urojmë që vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me të drejtën dhe krerët e UÇK-së të kthehen të lirë

Kurti: Urojmë që vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me të drejtën dhe krerët e UÇK-së të kthehen të lirë

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Votohet Qeveria Kurti 4

Votohet Qeveria Kurti 4

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës