Fustani tradhton Rita Orën

E publikuar: 04/04/2016 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora ka kaluar ditët e fundit duke pozuar përpara aparatit fotografik dhe ashtu sikurse gjithmonë, ia arriti qëllimit që të gjithë sytë të drejtoheshin tek ajo.

Në fotot e publikuara nga mediat rozë të dielën në mesditë, bukuroshja 25-vjeçare shihej me një veshje shumë provokuese që linte pak vend për imagjinatë.

Ajo kishte veshur një bluzë të gjatë që ishte si një fustan i shkurtër transparent, ndërsa kishte një xhaketë të zezë lëkure dhe çizme të gjata të zeza.

Mirëpo, nga mbrapa, “fustani” e tradhtonte Ritën, pasi i zbulonte të pasmet. Gjithsesi, këngëtarja dukej shumë seksi në të zeza.