Lajmet

Ambasadori francez: Dialogu me Beogradin esencial për stabilitetin rajonal dhe trajektoren europiane të Kosovës

30.09.2026 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori francez: Dialogu me Beogradin esencial për stabilitetin rajonal dhe trajektoren europiane të Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është rikthyer në qendër të agjendës strategjike të Evropës dhe është shndërruar në një domosdoshmëri gjeopolitike.

Duke folur në Prishtinë në diskutimin “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së”, Huchet tha se për vite me radhë zgjerimi është trajtuar kryesisht si çështje teknike, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar qasjen ndaj këtij procesi.

Sipas tij, projekti evropian është para së gjithash projekt i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinent.

“Zgjerimi është bërë domosdoshmëri gjeopolitike, mënyrë e përafrimit të Ballkanit Perëndimor fuqishëm brenda Evropës”, tha Huchet.

Ai theksoi se Franca mbështet një proces zgjerimi të bazuar në merita, duke nënvizuar se paralelisht duhet të përgatitet edhe vetë Bashkimi Evropian, institucionet, politikat dhe buxheti i tij për një anëtarësi më të gjerë.

Duke folur për Kosovën, ambasadori francez tha se rruga e saj evropiane duhet të diskutohet edhe në vetë Kosovën, e jo vetëm në kryeqytetet evropiane.

“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, ka aplikuar për anëtarësim, qytetarët kanë marrë udhëtimin pa viza në zonën Schengen, një arritje shumë konkrete evropiane”, tha ai.

Megjithatë, Huchet vlerësoi se rruga përpara kërkon reforma të qëndrueshme në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe angazhim të vazhdueshëm në dialogun me Beogradin.

Ai tha se dialogu me Beogradin mbetet esencial për stabilitetin rajonal dhe për trajektoren evropiane të Kosovës.

“Franca qëndron e gatshme që ta përcjellë këtë proces si partner dhe si mik i Kosovës”, u shpreh Huchet, duke përmendur edhe vizitën e fundit në Prishtinë të ministrit francez Benjamin Haddad.

Ambasadori francez foli edhe për rëndësinë e sigurisë energjetike, duke thënë se ajo tashmë është e pandashme nga procesi i zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, çështje si siguria e furnizimit me energji, dekarbonizimi, modernizimi dhe integrimi në tregjet evropiane kërkojnë bashkëpunim rajonal, tregje të integruara, infrastrukturë dhe investime.

Huchet theksoi se këto çështje nuk mund të zgjidhen nga një vend i vetëm, por kërkojnë një qasje të përbashkët evropiane dhe rajonale. /RTK

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim