Lajmet

“Aktgjykimi i Speciales duhet të korrigjohet patjetër në Apel”, Kurti për takimin me Erdogan në Nju -Jork: E ftova për vizitë në Kosovë

21.09.2026 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Aktgjykimi i Speciales duhet të korrigjohet patjetër në Apel”, Kurti për takimin me Erdogan në Nju -Jork: E ftova për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju York, me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri Kurti shkruan se me Presidentin Erdoğan ka diskutuar edhe për aktgjykimin, siç shprehet, “e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi”.

“E që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, shprehet Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Erdoğanin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Ai shprehet se Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet miqësore, “sikurse do të rrisin e forcojnë edhe relacionet ekonomike e tregtare”.

“Në fund, me kënaqësi i bëra ftesë Presidentit Erdoğan për vizitë në Republikën e Kosovës”, shprehet Kurti.

Pamje nga takimi, publikuar nga Kurti: