Lajmet

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së s’e votojnë Bekim Sejdiun, pashmangshëm shkojmë në zgjedhje

01.09.2026 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së s’e votojnë Bekim Sejdiun, pashmangshëm shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin me votë kandidatin e dakorduar me Lëvizjen Vetëvendosje për president, Bekim Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku deklaroi se “pashmangshëm shkojmë në zgjedhje”.

“Siç tanimë edhe jeni të njoftuar, në ora 14:00 kemi mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën Kryesi kemi diskutuar jo vetëm propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të vendit, për profesor Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim.

Diskutimet ishin super pozitive për kandidaturën nga Kryesia. Njihej personalisht se Fatmir Sejdiu është i jashtëzakonshëm, si një patriot, si një njeri që ka punuar me dinjitet në të gjitha institucionet e veta, ka udhëhequr vendin me ndershmëri. Dhe në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, e gjithë Kryesia, e përbërë nga anëtarë të ndryshëm nga të gjitha anët e Kosovës, votuan për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje mbajtëm një mbledhje me grupin parlamentar, në të cilën i kërkuam secilit deputet të ketë mbështetje për kandidaturën. Tani sapo mbajtëm mbledhjen e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe me kaq i dhamë fund përpjekjeve të Kosovës dhe të gjithë procesit të zgjedhjes.

Gjashtë deputetë kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Konkretisht: Agvdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidaturën e propozuar”, tha Abdixhiku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i largojë protestuesit, ata kundërpërgjigjen me gurë e flakadanë

Hykmete Bajrami kërkon hetim të tenderëve njëburimorë

Vazhdojnë përplasjet në Tiranë, një polic përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit, disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve

Tahiri: Qeveria Kurti pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Zulfaj: S’ka unitet në BE, nëse procesi do të bazohej në merita do të ishim ndër vendet prijëse në integrime

Kolona në Morinë, automjetet që po hyjnë nga Kosova në Shqipëri po kontrollohen nga zyrtarët kufitarë

Protestuesit në Tiranë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, autobotët me ujë në gatishmëri

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Edward Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

Rekomandohet suspendimi i 3 policëve në Prishtinë, një gruaje i dhanë urdhra për veprime seksuale

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni