A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?

06.05.2015 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?

Andi Bushati
Unë e di se shumëkush që e lexon këtë shkrim do të ketë një reagim fillestar të imagjinueshëm: “Emo, mirë ja bëjnë Berishës, ai s’ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë dhe pa e bërë objekt shpifjesh”.
U bë disa muaj që një tufë gazetash të majta, u kanë hapur faqet e tyre disa badigardëve dhe aspirantëve të dëshpëruar për të arritur këtë status, të cilët pas rrëzimit të Berishës nga pushteti po tentojnë të hedhin mbi të akuza nga më absurdet. Sot kemi dëgjuar të fundit. Atë se Azem Hajdari qenkësh vrarë pasi ai, së bashku me ish presidentin kosovar Rugova, kishin në duar dosjen që vërtetonte se Berisha ishte agjent i UDB-së. Madje se pastaj, përpos atentatit ndaj Hajdarit, ish presidenti, paska dashur të helmojë edhe Ibrahim Rugovën.

Çmenduria ka kaluar çdo cak. Por këto pohime nuk janë të vetmet. Prej javësh po dëgjojmë nga të njëjtat media zëdhënëse badigardësh fallco, se Berisha ka qenë ai që ka urdhëruar të vidhet thesari i Krrabës, se paska dashur të bombardojë ambasadën amerikane, se merrte para nga Serbia e cila e sponsorizoi ngjitjen e tij në pushtet. Dhe fantazia vazhdon: dikush e përmend si makro që gjente mall për orgjitë e Rugovës, maniak seksual, dikush flet për vrasjen pas shpine të Arben Brocit, dikush vjen deri tek Sokol Olldashi, duke folur për kaseta të fshehta dhe prova të pazbuluara.

Dhe për të gjitha këto asnjë fakt, asnjë provë, thjesht dëshmi të papërgjegjshme që nuk do të merrte guximin t’i botonte asnjë gazetar që ka kryer qoftë edhe disa kurse të vetme gazetarie.

Po atëhere pse ato po mbushin faqen e një pjese të madhe të mediave tona të majta?

Dy janë arsyet kryesore të cilat qëndrojnë larg qëllimit final të kërkimit të së vërtetës.

E para është yshtja financiare për të arritur tek ai lexues fanatik të cilit më shumë se faktet, i intereson ushqimi i paranojës së vet.

Ndërsa e dyta është përpjekja krejtësisht e pafrytshme për të dëmtuar me çdo mjet kundërshtarin politik.

Eshtë e kotë të analizosh mungesën e efikasitetit të kësaj strategjie. Eshtë e kotë gjithashtu të merresh me moralin e këtyre gazetave që as nuk u plas për të vërtetën.

Por ndërkohë është interesante të merresh me efektin që ato prodhojnë.

Unë e di se shumëkush që e lexon këtë shkrim do të ketë një reagim fillestar të imagjinueshëm: “Emo, mirë ja bëjnë Berishës, ai s’ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë dhe pa e bërë objekt shpifjesh”. Por ky është vetëm një shfrim emocional. Duke qenë mes atyre që mendojnë se Sali Berisha ka më shumë mëkate sesa anë pozitive në historinë e këtij vendi, përsëri jam i mendimit se kjo “luftë” mediatike ndaj tij është e shëmtuar, e ulët dhe për më tepër jo efikase.

Ish presidenti dhe ish kryeministri, njeriu që ka dominuar për një çerek shekulli skenën politike në Shqipëri, ka plot anë të errëta, ngjarje të pazbardhura dhe mëkate të pathëna që duhen analizuar si nga shtypi ditor, ashtu si edhe nga historia. Por ta akuzosh atë përmes sharlatanësh, njerëzish të pabesueshem dhe në mungesë të fakteve, është t’i bësh më shumë nder seç i takon. Sepse kjo fushatë relativizon krejtësisht edhe akuzat reale për të. Sepse kjo strategji barabit të vertetat me të pavërtetat, krimet me fantazitë, mëkatet me paranojën. Ajo shndërron gjithçka në flu, lidhur me të shkuarën problematike të Sali Berishës. Ai ka ka plot gjëra për të cilat mund të diskutohet sot. Ai mund të përgjigjet për burgosjen e kreut të opozitës, për vjedhjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996, për përdorimin e ushtrisë gjatë trazirave të një viti më pas, për Gërdecin dhe 21 janarin. Por t’i kërkosh atij llogari si terrorist që ka dashur të hedhë bomba në ambasada, apo si doktor që ka dashur të helmojë Rugovën, kjo është ta shndërosh historinë e tij në qesharake. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm media qesharake. / Lapsi.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Behrami: Specialja është mbështetur në narrativa që burojnë nga aparati shtetëror i Serbisë

Behrami: Specialja është mbështetur në narrativa që burojnë nga aparati shtetëror i Serbisë

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Grajqevci: Serbia po e përdor çështjen e të zhdukurve për interesa politike, ndërkombëtaret duhet të ushtrojnë më shumë presion

Grajqevci: Serbia po e përdor çështjen e të zhdukurve për interesa politike, ndërkombëtaret duhet të ushtrojnë më shumë presion

Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

Afati kushtetues po afron, pasiguritë për formimin e institucioneve mbeten

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton për takimet e Hoxhës në DASH: Diskutime për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin

Hoxhaj: Kosova po izolohet, Serbia po thellon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në

Hoxhaj: Kosova po izolohet, Serbia po thellon bashkëpunimin strategjik me SHBA-në

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Konjufca i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Konjufca i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për “spastrim etnik” në Kosovë

Aksioni në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje

Aksioni në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje

Miftaraj: E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja

Miftaraj: E pakuptimtë të emërohen ministra të rinj kur me Qeverinë e re do të ketë emërime të reja

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve