Miss-i shqiptar Atalanta Kërçyku ‘provokon’ me serben “Shqipëria e do Serbinë” (Foto)

E publikuar: 25/06/2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atalanta Kërçyku, e njohur ndryshe dhe si tifoze e skuadrës së Elbasanit, që tashmë nuk është pjesë e Superiores, ka “provokuar” paksa tifozët shqiptarë pavarësisht faktit që mesazhi i saj është pozitiv.

E kurorëzuar dhe si Miss Ballkani, bukuroshja ka postuar një foto me njërën nga modelet serbe, të cilat bashkojnë flamurin shqiptar me atë serb.

Atalanta ndodhet në Beograd në një event bukurire, ndërsa nuk ka hezituar që të transmetojë dhe një mesazh paqeje për marrëdhënien në krizë të dy vende ballkanike, Shqipëri – Serbi.

“ Shqipëri, Serbi, …sepse një zemër e mirë nuk njeh kufinjë, paqe, paqe në ballkan” shkruan në foton e postuar në profilin e saj në isntagram, 24-vjeçarja.missi 1