Një shitës i ri 26-vjeçar në Tajvan është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së tij.
26-vjeçari Yi Chen Tin shet peshk në një dyqan shumice por natyrisht që nuk është malli që shet që ka bërë përshtypje tek ai.
Bëhet fjalë për fizikun e tij që është si i një modeli.
Yi thotë se i pëlqen të merret me stërvitje dhe të vishet bukur, pavarësisht se nuk është një model profesionist.
Prezenca e tij në tregun e peshkut ka tërhequr shumë publikun femëror të cilat mezi presin çastin kur ai ngre bluzën për të fshirë djersët.


















