Victoria Silvstedt është fotografuar të dielën në një jaht të madh luksoz duke shijuar bregdetin e Kanës, në Francë.
Modelja 40-vjeçare tregoi format e saj me një bikini bojëqiell dhe me pantallona xhinse të shkurtra.
Suedezja, ish-modele e revistës ‘Playboy’, është e njohur për faktin që i shijon lukset e jetës, ashtu siç është zbuluar në serialin e saj ‘Victoria Silvstedt: My Perfect Life’ (Victoria Silvstedt: Jeta ime perfekte).
/ Top Channel